Ligji përcakton pagesën e një page mujore për festat e fundvitit
16/12/2010 Qeveria miraton ndarjen sipas gradave në Policinë e Burgjeve
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u vendos ndarja sipas gradave përkatëse për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Duke u mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës si dhe të nenit 28 të ligjit nr.10 032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave miratoi paraditen e djeshme formën dhe ndërtimin e gradave për Policinë e Burgjeve, të cilat sipas kategorive ndahen në grada të rolit bazë, grada të rolit të mesëm dhe grada të rolit të lartë. Ligji i ri për Policinë e Burgjeve parashikon se paga e punonjësve caktohet sipas gradës dhe funksionit që mban marrësi i saj. Në ligj thuhet se “paga mujore përbëhet nga paga bazë, pra paga për gradë, dhe shtesat mbi këtë bazë për kushte të tjera të veçanta gjatë shërbimit”. Sipas ligjit, punonjësit e Policisë së Burgjeve përfitojnë në fund të çdo viti financiar një shpërblim sipas vlerësimit të punës deri në një pagë mujore. Një sistem i tillë i pagave dhe vlerësimit në këtë aspekt duket se është bazuar në skemën e përdorur nga Policia e Shtetit, e cila gjithashtu, pasi kreu një reformë totale mbi gradat dhe hierarkinë në radhët e saj, vendosi edhe pagën mujore të efektivave në varësi të këtyre përcaktimeve. Gjithashtu në vendimin e djeshëm qeveria theksoi domosdoshmërinë e elementeve përbërëse të gradave dhe që shenjat dalluese, apo identifikuese, të jenë sipas përshkrimeve në albumin që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Kryeministria bën të ditur se të gjitha efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sipas ligjit, përbërja dhe funksionimi i komisionit për dhënien e gradave për rolin e mesëm përcaktohet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ndërsa përbërja dhe funksionimi i komisionit për dhënien e gradave për rolin e lartë përcaktohet me urdhër të ministrit të Drejtësisë. Në ligjin e ri është rregulluar hollësisht çështja e gradave të Policisë së Burgjeve, ku përfshihen çështje si: hierarkia për rolet dhe gradat, kriteret për fitimin e gradës, përcaktimi i funksioneve për gradë, heqja apo ulja në gradë, e drejta e ankimit në rast se punonjësi nuk është dakord me vlerësimin për gradën. Ngritjet në gradë bëhen vetëm për të plotësuar vendet e lira për çdo gradë. Në urdhrin për ngritje në gradë komisioni i dhënies së gradave përcakton gjithashtu funksionin përkatës të punonjësit të policisë. Punonjësit e policisë mund të ngrihen në gradë vetëm pasi të kenë përfunduar me sukses kursin e trajnimit përkatës për atë gradë.
Emërtimet e gradave sipas roleve dhe ecurisë në karrierë janë:
a) Nëninspektor për policët e rolit bazë në detyra të thjeshta shërbimi
b) Inspektor për përgjegjësit e shërbimit
c) Kryeinspektor për ndihmësit e specialistëve dhe përgjegjësit e grupeve të shoqërimit
2. Punonjës i rolit të mesëm:
a) Nënkomisar për specialistët e trupës
b) Nënkomisar, komisar për shefat e regjimeve dhe specialistët e informacionit
c) Komisar, kryekomisar për specialistët në DPB dhe përgjegjësit e sigurisë
3. Punonjës i rolit të lartë:
a) Kryekomisar, drejtues për përgjegjësit e sektorëve në DP-në e Burgjeve
b) Drejtues, drejtues i parë për drejtorin e Policisë së Burgjeve