Punësimi në Itali, 4500 vende për shqiptarët
16/12/2010 Procedura e aplikimit do të çelet në shkurt 2011, kërkesat do të pranohen on-line
Përcaktohet edhe kuota konvertimit të lejeve të studimit në leje me motive punësimi
Pranvera Kola
Duke filluar nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për një vend pune në shtetin fqinj të Italisë. Pas një mungese pothuajse dyvjeçare, qeveria italiane ka aprovuar dokumentin e dekretflukseve, nëpërmjet të cilit autorizon hyrjen e rreth 100 mijë emigrantëve nga kombësi të ndryshme në këtë shtet për motive punësimi. Rreth 50 mijë prej këtyre kuotave janë vënë në dispozicion të shteteve që kanë aktualisht një marrëveshje në fushën e punësimit me palën italiane, ku një ndër to është edhe vendi ynë. Konkretisht për Shqipërinë janë përcaktuar rreth 4500 kuota pranimi në sektorë të caktuar, vendet e të cilave do të shpallen on-line nga subjektet e bizneseve italiane. Megjithatë, përveç këtyre kuotave qytetarët shqiptar mund të aplikojnë edhe për vende pune që kanë të bëjë me ofrimin e kujdesit ndaj fëmijëve dhe të moshuarave. Për këtë janë miratuar rreth 30 mijë hyrje, për të cilat nuk është vendosur kriteri i kombësisë. Këto kuota do të jenë në dispozicion të punonjësve shtëpiakë, bashkëpunëtorë shtëpiakë, kujdestarë për të moshuar dhe fëmijë, që do të pranohen pranë familjeve italiane.
Procedura
Sipas përcaktimeve të bëra, e gjithë procedura pritet të zyrtarizohet në muajin shkurt, kohë në të cilën edhe dekreti do të ketë hyrë në fuqi. Edhe këtë herë punëdhënësit do të mund të paraqesin kërkesën e punësimit vetëm nëpërmjet internetit dhe autorizimet do të lëshohen deri në përfundimin e kuotave, sipas renditjes kronologjike kohore të paraqitjes së kërkesave. Kështu, punëdhënësi do të lidhet me uebsajtin e Ministrisë së Brendshme ëëë.interno.it, ku më pas do të futet në zonën e posaçme të klasifikimit me dekret flukset dhe të bëjë regjistrimin e tij, duke futur emrin, mbiemrin, datëlindjen, një adresë të postës elektronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Në këtë mënyrë do të marrë një imeil me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit. Me pas edhe përgjigjet do të vijnë me anë të këtij imeilit për çdo procedurë të mëtejshme. Punëdhënësi në këtë faqe duhet të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul duhen futur të dhënat vetjake dhe të punëtorit stinor që ai dëshiron ta thërrasë për punësim. Pasi të jenë zyrtarizuar këto module, do të nisë plotësimi i tyre nga qytetarët e shteteve të përzgjedhura. Për t’u ardhur në ndihmë punëkërkuesve në vendin tonë, Ministria e Punës së bashku me administratën vendore pritet të bëjë një shpërndarje të tyre dhe informim se kur do të nisë zyrtarisht aplikimi. Prioritet në këtë rast do të kenë personat që figurojnë të regjistruar pranë zyrave përkatëse si punëkërkues. Në programin zyrtar që do të hidhet në internet, “Clik day”, përcaktohet se do të fitojnë më të shpejtët dhe ata më me fat, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të ndërmarrjeve dhe familjeve që do të marrin pjesë në këtë garë.
Lejet e qëndrimit
Gjithashtu, kush ndodhet në Itali pa lejeqëndrim dhe do të ketë një kërkesë për punësim përmes flukseve, ashtu si dhe në vitet e shkuara, do të kthehet në atdhe dhe do të vijë sërish në Itali i pajisur me një vizë të rregullt hyrjeje për punë. Dekreti parashikon edhe 4 mijë hyrje për punonjës që kanë marrë pjesë në programe formimi në vendlindje. Dekreti parashikon edhe konvertimin e lejeve të studimit në leje me motive punësimi.
Në këto kushte, u hapet udhë edhe 11 mijë konvertimeve të lejeqëndrimeve për studim, stazhe, punë sezonale dhe për qëndrues afatgjatë (të lëshuara nga vende të tjera të BE-së) në lejeqëndrime për punë. Për të gjitha rastet që do të përzgjidhen do të lëshohet viza, që përcakton qartë dhe motivet e vajtjes në Itali. Lëshimi i vizës do të nevojitet në të gjitha rastet kur qytetari shqiptar ka për qëllim të qëndrojë në territorin italian për më shumë se 90 ditë. Tipologjitë më të shpeshta janë: vizë për studime, vizë për punë të varur, vizë për bashkim familjar.