Liberalizimi, Sheqerja ben kembe, embelson e para kufirin pa viza
16/12/2010
Reportazh / Nga 100 shtetas shqiptarë që tentuan të kalojnë, vetëm 10 prej tyre u lejuan
"Bllokadë" greke në Kakavijë
Pasagjerët: Policët grekë kërkonin dokumente shtesë. Drejtori i Kufirit: I paprecedent qëndrimi
Nga TELNIS SKUQI
KAKAVIJE - Nikolla Rama nga Shkodra, 64 vjeç, ka pasur fatin i pari të shkelë dhe të kthehet dje mbrapsht nga dogana greke në Kakavijë, rreth 30 km larg Gjirokastrës.
Këtë "privilegj" e patën dhe 10 udhëtarë të tjerë, të cilët ngecën në postbllokun e fundit.
"Policia greke nxori si pretekst për lëvizjen pa viza, mungesën e siguracionit shëndetësor, i cili nuk ishte veçse një justifikim", thotë Rama, duke shtuar se autoritetet nuk nguruan të kërkojnë edhe dokumente të tjerë, të ngjashëm me kërkesat e ambasadave dhe konsullatave ku pajisen me vizë të zakonshme.
Sipas tij, autoritetet doganore greke në Kakavijë ishin të papërgatitur nga liberalizimi i vizave. Për të, kjo situatë është e paprecedente, pasi një muaj më parë ministri i Brendshëm i Greqisë ka votuar në Bruksel (Belgjikë) për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. "Në Greqi po udhëtoja me automjetin e time bije, një emigrante e ligjshme prej 19 vjetësh", tregon ai. Mevlud Meleqi nga Gjirokastra, emigrant, thotë se nusja e djalit të tij nuk u lejua të udhëtonte drejt Greqisë, për tu bashkuar pas katër vjetësh me bashkëshortin. "Edhe pse nusja e djalit dispononte pasaportën biometrike, siguracionin shëndetësor, si dhe shumën e lekëve për 30 ditë qëndrimi, ajo nuk u lejua", shprehet Meleqi. "E ka pritur me padurim këtë ditë, por nuk është e thënë që çdo gjë të shkojë vaj", shton ai. Ai sqaroi se policët grekë me kapadaillëk i kërkuan gjithashtu bashkëshortes së djalit leje qëndrimin, adresën, si dhe një garanci nga policia lokale, që të gjitha këto dokumente mundësisht origjinale. "Policët grekë kërkonin dokumente të panevojshme, të cilat nuk janë të domosdoshme dhe të parashikuara për lëvizjen e lirë me pasaporta biometrike", pohon Meleqi. Gjon Laska nga Lezha, 50 vjeç, saldator, ngeci në "barrikadën" e policisë doganore greke. "Së bashku me time shoqe po udhëtonim për në Athinë drejt fëmijëve, të cilët nuk i kemi takuar prej 5 vitesh", sqaron Laska, ndërsa thekson se dispononte të gjitha dokumentet që parashikon për lëvizjen në hapësirën Shengen me pasaportë biometrike.
Eduard Caka, drejtori rajonal i kufirit dhe migracionit për qarkun e Gjirokastrës, i cili ndjek bisedën, thotë se kjo situatë nuk ka shpjegim ligjor. "Jemi të befasuar nga qëndrimi i autoriteteve doganore greke dhe shumë i indinjuar", shprehet Caka. Më tej, Caka pohon se një javë më parë u organizua në ambientet e doganës greke në Kakavijë një takim dypalësh, për të koordinuar dhe bashkëpunuar për mbarëvajtjen me lëvizjen e lirë me pasaporta biometrike.
"Gjatë atij takimi autoritetet greke dhanë garanci që gjithçka do të shkonte normalisht dhe pa probleme. Tashmë jam i habitur me këtë qëndrim të palës greke", deklaron Caka.
"Të jemi realistë, autoritetet greke në Kakavijë janë të befasuar nga liberalizimi i vizave për shqiptaret, gjë që kërkon pak kohë që të ambientohen me një situatë të tillë", vazhdon ai.
Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, pohon se krejt e kundërta ka ndodhur në pikën doganore të "Tre Urat", 30 km larg Përmetit.
"Polica doganore greke e "Tre Urave" në Përmet e ka vlerësuar seriozisht lëvizjen e lirë me pasaporta biometrike, duke mos krijuar asnjë shqetësim për qytetarët shqiptarë në këtë pikë", shprehet Mullai, ndërsa thekson se gjatë 10 orëve të para të ditës se djeshme kanë hyrë në Greqi, me pasaporta biometrike 10 persona nga 100 që kanë tentuar.
Dogana e Kapshticës feston bashkë me udhëtarët
Një nënë 72- vjeçare
inauguroi kalimin pa viza
KAPSHTICË- Tik-taku i orës kishte filluar të dëgjohej fort. Po afronte ora 24.00. Priteshin sekondat e fundit që vendimi për heqjen e vizave të merrte jetë. Edhe një çast dhe gjithçka mbërriti në finish. U dëgjua shpërthimi i fishekzjarrëve që përshkuan qiellin me drita të shndritshme, u dëgjuan thirrje dhe brohoritje. Një djalë i ri valëviti flamurin kombëtar. Gjithë hapësira e doganës u pushtua nga emocionet. Diçka po ndodhte me shpirtin e shqiptarëve. Pati edhe lot. Një shishe shampanjë shpërtheu njësoj si fishekzjarrët. “Gëzuar këtë ditë të madhe të shqiptarëve!” Ky ishte urimi i të gjithëve. Punonjësit e doganës së Kapshticës, doganierë dhe policë kishin përgatitur një darkë të vogël për të festuar së bashku me udhëtarët e parë që do të mbërrinin aty. Një grup të rinjsh kishin ardhur enkas nga Korça dhe Bilishti për tju uruar udhën e mbarë njerëzve që do të kalonin për herë të parë pa viza. Edhe Zoti vetë ishte aty. Ndërsa në Shqipëri shënonte ora 23.00, përtej trarit të doganës ora kishte shkuar 24.00. Shqiptarët mund të shkonin një orë më parë drejt vendeve që kishin ëndërruar.
Udhëtari i parë
Pritej udhëtari i parë. Kush do të ishte vallë ai? Një i ri, një çift, një grup njerëzish, një familje, një… Kush do të ishte vallë ai që do të pritej mes shpërthimit të fishekzjarrëve, urimeve dhe gëzimit që nuk kishte kufi. Kush do të ishte vallë ai që do të pritej si mbret apo mbretëreshë. Emocionet përshkonin gjithsecilin që ndodhej aty. Dhe makina e parë mbërriti. Ishte një nënë, 72- vjeçare. Do të shkonte në Greqi për të parë fëmijët e saj, të cilët kishin 13 vjet që punonin atje. Quhet Sheqere Manushi dhe ishte nga Elbasani. Lumturia e saj u bë njësh me atmosferën që gjeti në doganën shqiptare të Kapshticës: “Gëzuar nënë Sheqere!” Ajo kishte ardhur e para që të shembte trarin e doganës me mallin e saj për fëmijët. Ishte ndoshta më e moshuara. Ajo kishte ardhur e para që nënat e tjera ta gjenin rrugën të hapur, që fëmijët të takonin babanë e tyre, që gruaja të takonte bashkëshortin e vet. Që vajzat të takoheshin me të dashurit e tyre, që miku të takohej me mikun dhe të nxirrnin mallin. “Sa ditë do të rrish nënë Sheqere?”- ishte një nga pyetjet e para. “Sa të çmallem”,- ishte përgjigjja e saj. Vetëm kaq kërkonte kjo nënë. Të shkonte e të shihte fëmijët e vet. Ti shihte me sytë e saj, si ishin me shëndet dhe punë. Të shihte nipërit dhe mbesat që gjithnjë ua dëgjonte zërin në telefon, por nuk i kishte parë sa ishin rritur. Vetëm kaq.
Pritja
Ndoshta nuk e kishte besuar që do ta prisnin aq mirë, aq miqësisht dhe mes gëzimit. Në xhep kishte një dokument magjik: pasaportën biometrike, por kishte dhe një vendim të të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, të cilët kishin votuar që nënë Sheqerja të udhëtonte drejt botës së lirë dhe bashkë me të të udhëtonin të gjithë shqiptarët. Punonjësit e policisë po e vështronin nënë Sheqeren si të ishte nëna e tyre. “E ke pasaportën?- e pyetën me shaka. Në të vërtetë nënë Sheqerja atë dokument kishte nisur ta mbante në dorë. Gjithçka kishte qenë shumë e lehtë, madje e pabesueshme. Për dhjetëra e dhjetëra vite me radhë mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian kishte kaluar një lumë i tërë. Shqiptarët dhe bota e lirë kishin mbetur të ndarë në dy brigje. Një doganë dhe një tra kishin mbetur të pakapërcyeshme. Kishin tentuar djem të rinj ta kalonin, por kishin mbetur të vrarë. Kufomat e tyre i kishin tërhequr zvarrë sikur të ishin kafshë të ngordhura. Tani po vinte nënë Sheqerja ta hapte rrugën vetëm me mallin për fëmijët e saj. Nuk do të kishte asnjë polic në botë që mund ta kthente mbrapsht. Nënë Sheqerja ishte qytetare e botës së lirë. Kishte pritur 72 vjet për tju gëzuar kësaj dite...
Një pyetje
Kur të gjithë po i uronin udhën e mbarë, sytë e saj u dukën sikur pyesnin: “Po në doganën greke kaq e kollajtë do të jetë?”. “Udhë të mbarë nënë Sheqere!”. Drejtuesit e doganës pak më parë kishin shpjeguar gjithçka. Ishin marrë të gjitha masat, ishin bërë të gjitha përgatitjet. Pak ditë më parë me rastin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit kishte organizuar takime të përbashkëta me homologë të policisë greke. Në këto takime kishte marrë pjesë zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Pëllumb Nako, Drejtorët e Drejtorive rajonale të Kufirit dhe Migracionit të Korçës dhe Gjirokastër, por edhe Shefi i Komisariatit të Sarandës. Nga pala greke kishin qenë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Selanikut, gjeneral Konstantinos Kasapaqis, si dhe Drejtorët e Policive të Janinës, Kozanit, Follorinës e Thesprotisë dhe shumë të tjerë. Që të gjithë kishin bërë punën e vet që nënë Sheqerja të udhëtonte si qytetare e nderuar. Kur ende nënë Sheqerja ishte aty, të tjera makina po mbërrinin te dogana e Kapshticës.
Nënat shqiptare
Po, pas nënë Sheqeres të tjera nëna mbërritën në doganën e Kapshticës. Kishin ardhur djemtë dhe vajzat e tyre për ti pritur në doganë. Pas tyre grumbulli i njerëzve u bë edhe më i madh. Të gjithë e kishin një merak: a do të qëndronin shumë në doganën e Kapshticës, por aty gjithçka ishte gati. Ishin hapur 7 sportele në dalje dhe 6 sportele në hyrje. Drejtues të Policisë Kufitare pohuan se në rast fluksi do të shtoheshin edhe katër sportele të tjerë, që gjithkush ta ndjente veten mirë. Të mos merrte me vete asnjë shenjë hidhërimi. Madje edhe një ambulancë dhe një ekip mjekësor ishte aty, për çdo të papritur. Një çast më parë kishte kaluar trarin e dy doganave nënë Sheqerja, pas tyre kaluan të tjerë. Deri në orën 06.00 të mëngjesit kaluan 110 veta, ndërsa në orët në vijim kaluan edhe 40 të tjerë. Pas tyre do të udhëtojnë edhe shumë të tjerë. Tashmë kufijtë janë shkrirë si akulli në ujë.
Vepror Hasani
Policia: Deri dje në orën 19.00 kaluan 365 shqiptarë
Rinasi, rekord
kalimesh pa
viza në Evropë
Mariglen Mullai
TIRANË- Policia e Shtetit njoftoi dje zyrtarisht se lëvizja e shtetasve shqiptarë pa viza ka filluar që në orët e para të mëngjesit dhe deri në orët e pasdites të gjithë shtetasit shqiptarë që kishin planifikuar të lëvizin drejt vendeve të BE-së me pasaportë biometrike kanë lëvizur pa probleme. Zëdhënësja e Policisë së Shtetit Klejda Plangarica bëri me dje për mediet grafikun e flukseve të lëvizjes së lirë të shqiptarëve nga pikat kufitare. Kështu, rezulton se deri pasditen e djeshme nga porti i Durrësit, aeroporti i Rinasit, në Kakavijë, Tri Urat dhe në Kapshticë kanë kaluar pa viza 365 shqiptarë. Më konkretisht, deri në orën 19:00 nga pika e kalimit kufitar në portin e Vlorës kanë kaluar 47 shtetas. Ndërkaq nga pika e kalimit kufitar e portit të Sarandë kanë kaluar 2 shtetas, nga pika e kalimit kufitar Qafë-Botë kanë kaluar 13 shtetas, nga pika e kalimit kufitar Kakavijë kanë kaluar 23 shtetas, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë kanë kaluar 95 shtetas, nga pika e kalimit kufitar Tri Urat kanë kaluar 4 shtetas, nga pika e kalimit kufitar Rinas kanë kaluar 176 shtetas dhe nga pika e kalimit kufitar porti i Durrësit kanë kaluar 3 shtetas. Nga policia greke ka pasur disa shtetas të kthyer për arsye se nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur për hyrjen në këtë shtet. Zëdhënësja Plangarica njofton se nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit janë marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme të shtetasve shqiptarë. Në kuadër të këtyre masave në të gjitha pikat e kalimit kufitar është dërguar dhe shpërndarë një kujtesë mbi rregullat e qëndrimit në vendet “Shengen” për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të lëvizin pa viza. Ndërkohë është bashkëpunuar ngushtë dhe me homologët për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike. Shtimi i sporteleve, informimi i qytetarëve për dokumentacionin e nevojshëm dhe takimet mes homologëve të pikave kufitare është një tjetër masë e marrë nga policia shqiptare për të lehtësuar punën e oficerëve të policisë. Lëvizja e shtetasve shqiptarë pa viza vazhdon normalisht në pikat e kalimit kufitar.
Koncert në sheshin “Nënë Tereza”
Berisha: U rrëzua muri i fundit, që ndante shqiptarët nga Evopa
Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të cilëve nga dita e djeshme, nuk i duhet më një vizë për të lëvizur të lirë në mbarë Europën festuan të gjithë sëbashku në një koncert, që u zhvilluan pasditen e djeshme, në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza”.
Me mijëra qytetarë shijuan në këto momente fishekzjarret e mëdha festive në qiellin e kryeqytetit në kuadrin e heqjes së vizave. Koncerti I mbrëmshëm, me një performancë të ngjashme me të koncertit të Nëntorit, që u zhvillua një ditë pasi ministrat e brendshëm të KE-së vendosën në unanimitet heqjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, iu dedikua tërësisht të rinjve shqiptarë, të cilët janë edhe përfituesit më të mëdhenj të heqjes së vizave. Atmosfera festive u shoqërua me një skenë të formuar nga efekte speciale të botës teknologjisë më të fundit, të cilat u përdorën edhe në koncertin festiv të nëntorit. Ky festim do të përkonte në të njëjtën ditë kur shumë shqiptarë udhëtuan pa viza në mbarë europën. Të ftuar në koncert ishin të pranishëm këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptarët të cilët edhe ata dërguan urimet e tyre më të përzemërta për të gjithë shqiptarët mbi liberalizimin e vizave. Lëvizja e lirë, hapi më i rëndësishëm për shqiptarët në këto 20 vjet, u përshëndet nga anëtarja e Partisë Demokratike, Cciljeta Xhilaga e cila iou drejtua të rinjve duke thënë: “gëzuar këtë ditë të madhe!” Pritet që qytetarët e Shqipërisë në ditët në vazhdim të udhëtojnë drejt vendeve të zonën Shengen, për ti festuar Krishtlindjet në vendet europiane, aty ku ndodhen edhe shumë emigrantë shqiptarë. Ky fakt historik do ti afrojë njerëzit e thjeshtë më shumë me të afërmit e tyre. “I uroj me shumë përzemërsi të gjitha ata, që sot(dje) u nisën pa viza në Europë, të gjithë ata, që kanë parashikuar të takohen e të kalojnë pushimet tek njerëzit e tyre. Çdo shqiptari i uroj këtë ditë të bardhë, të bukur, ditë që do të mbetet në memorien tonë, si një nga ditët më të rëndësishme të lirive dhe të drejtave tona, të dinjitetit tonë.” – tha dje kryeministri Berisha.
Berisha, përshëndet fluturimin e parë pa viza
Kryeministri Berisha shprehu nga aeroporti I Rinasit edhe një herë mirënjohje dhe një falënderim të veçantë ndaj të gjithë atyre që morën këtë vendim fisnik për lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë. Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha uroi të gjithë shqiptarët, por edhe përcolli emocionet e momenteve të veçanta që përjetoi që në orët e hershme të kësaj date, kur qytetarët e parë kaluan të lirë, pa viza, kufijtë e vendit drejt vendeve të hapësirës shengen të BE-së. “Ky është fluturimi i parë i kësaj natyre që hap siparin e një Evropë pa mure. U rrëzua edhe muri i fundit që ishte muri i Shengenit. Kjo është një arritje jete për çdo qytetar shqiptar. Unë u uroj rrugë të mbarë studentëve dhe të gjithë shqiptarëve që udhëtojnë sot.” – tha Berisha. Gjtihashtu, Berisha I përshëndeti nga mbledhja e qeverisë, të gjithë qytetarët shqiptarë për fillimin sot(dje) të lëvizjes së lirë, pa viza në hapësirën shengen të Bashkimit Europian. 15 dhjetori, - u shpreh Kryeministri, - do të mbetet në memorien e çdo shqiptari si një nga ditët më të rëndësishme të lirive, të drejtave dhe dinjitetit tonë. Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha uroi të gjithë shqiptarët, por edhe përcolli emocionet e momenteve të veçanta që përjetoi që në orët e hershme të kësaj date, kur qytetarët e parë kaluan të lirë, pa viza, kufijtë e vendit drejt vendeve të hapësirës shengen të BE-së.
Kryeparlamentarja Topalli bisedë telefonike me Fajon
Me rastin e fillimit të lëvizjes së shqiptarëve në udhëtimet e tyre në hapësirën e zonës “Shengen” pa viza, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi gjatë ditës së djeshme një bisedë telefonike me eurodeputeten sllovene Tania Fajon. Gjatë bisedës së tyre, Topalli I shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë eurodeputetes Fajon në mbështetje të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarëve. Gjithashtu Topalli e falëndëroi veccanërisht Tanja Fajon-in për mbështetjen e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian përe heqjen e regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të bashkimit Europian. Dy bashkëbisedueset vlerësuan përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare, të Parlamentit si dhe deputetëve në përmbushjen me sukses të të gjitha kushteve të kërkuara nga Komisioni Evropian. “Ditë e madhe për Shqipërinë. Shqiptarët e meritonin lirinë e lëvizjes”- u shprehën gjatë bisedës Kryetarja e Kuvendit dhe eurodeputetja Tanja Fajon. Deputetja sllovene, Fajon, luajti një rol shumë të madh për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në regjimin e lëvizjes pa viza drejt hapësirës Shengen, veccanërisht për futjen me ccdo kusht të Shqipërisë në këtë regjim. Dhe kjo u realizua në 8 nëntor, ditë që Ministrat e Brendshëm të KE-së vendosën liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Meta përshëndet liberalizimin
Kreu I Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një dalje publike gjatë ditës së djeshme deklaroi se heqja e vizave për shqiptarët është ditë lirie, dinjiteti dhe krenarie. Zëvendëskryeministri Meta, theksoi se vendimi për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë është përmbushje e një prej premtimeve të bëra nga ana e kualicionit qeverisës. Si ish- student I lëvizjes së djetorit 1990, Ilir Meta vlerësoi rolin e partisë së tij në mazhorancën qeverisëse duke thënë u se: “U realizua një nga qëllimet e studentëve të dhjetorit të viteve 1990. LSI dha një kontribut real pasi ne mbajtëm premtimin kryesor për të cilën bëmë edhe aleancën me PD-në”.
Basha viziton Europën me të rinjtë
Në prani të Kryeministrit Berisha mëngjesin e djeshëm u nis nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit një grup të rinjsh dhe gazetarësh në udhëtimin e tyre të parë pa viza drejt vendeve të hapësirës shengen në Bashkimit Evropian. Studentët dhe nxënësit e gjimnazeve, të cilët shoqërohen në këtë udhëtim nga ministri i Brendshëm z. Lulzim Basha, do të vizitojnë fillimisht Brukselin ku do të priten në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Europian. Ndërsa sot, ata do të takohen me Komisioneren për Çështjet e Brendshme znj. Cecilia Malmstrom dhe pas këtij takimi, do të udhëtojnë drejt Romës.
Përmbytjet
Qeveria vendos ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve
Vetëm një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për thellimin dhe ndërhyrjet në shtratin e Bunës, Këshilli i Ministrave mori dje vendimin për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në zonat e qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e përjavshme të kabinetit ministror u vvendos që këto komisione do të vlerësojnë të gjithë llojet e dëmeve në subjektet private, në banesa apo ekonominë e tyre. Nga ana tjetër, komisionet e vlerësimit do të vlerësojnë, gjithashtu, edhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike si shkolla, rrugë, ujësjellës, etj. Ky vlerësim do të shërbejë si bazë për të përcaktuar edhe fondet që do të jepen për zhdëmtim të gjithë të prekurve nga përmbytjet që përfshinë veriun e vendit dy javë më parë. Komisionet do të fillojnë menjëherë veprimin për vlerësimin e dëmeve në zonën e Shkodrës dhe në zonat e tjera të vendit ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme në pasuritë private e publike. Gjtihashtu, vetëm pak ditë më parë qeveria ka siguruar banorët e zonave të përmbytura se pas vlerësimit real të dëmeve, zhdëmtimi I tyre do të jetë I plotë. Shpërblim ky që do të bëhet nga shteti shqiptar sipas proccedurës së parashikuar në Ligjin e Digave,