Ligji që diskriminon normalët…
Agim Baçi
A shkelim ndonjë të drejtë themelore duke kundërshtuar ligjin kundër licencimit të homoseksualëve? A ka ndonjë veprim antidemokratik në këtë proces? A jemi thjesht ne diskriminues ndaj tyre? A jemi paragjykues? A kanë ata të drejtë për “të drejtën” e tyre për këtë ligj? A jemi të paemancipuar që nuk e përtypim dot këtë ligj?
Këtyre e shumë pyetjeve të tjera do të doja t’i jepja një përgjigje, përpara se të deklarohesha shumë prerë: Jo ligjit për homoseksualët. Desha t’i jepja përgjigje, për të qenë më i qetë me veten, për të respektuar konceptin demokratik të debatit.
Pikësëpari doja të gjeja një fuqi për t’ia shpjeguar fëmijëve të mi, në rastin më të parë, kur të shinim dy burra duke u puthur. Unë, e pranoj hapur, që s’kam fuqi të gjej një shpjegim për dy djemtë e mi. Mbetem pa fjalë, ashtu si shumica e atyre miqve që kam diskutuar gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe besoj se shumica absolute e prindërve shqiptarë do të gjendeshin në një pozicion shumë të vështirë përballë fëmijëve të tyre, nëse do të gjendeshin në një pamje të tillë edhe në film, e jo më në rrugë.
E vetmja që më jepte një shans për ta debatuar, ishte fakti nëse një gjë e tillë do të ishte e lindur, ashtu siç kërkojnë ta konsiderojnë mbështetësit e kësaj kategorie. Por, fatmirësisht, disa studime më çliruan edhe nga kjo enigmë.
Për vëmendjen e lexuesve, do të sjell disa nga argumentet, që rrëzojnë të vetmen armë të avokatëve të kësaj shtrese, të cilët gjithçka e mbështesin me idenë “e lindur”, duke i dhënë rrugë edhe togfjalëshit “orientim seksual”.
Kështu, shoqata amerikane e psikologëve thotë: “Teori të ndryshme kanë propozuar burime të ndryshme për orientimin seksual. Megjithatë shumë shkencëtarë ndajnë pikëpamjen se orientimi seksual merr trajtë për shumë njerëz në një moshë të re përmes ndërveprimesh komplekse biologjike, psikologjike dhe faktorësh socialë”. (Marrë nga libri “Answers to Your Questions About Sexual Orientation and Homosexuality”).
Ndërkaq, gazeta e famshme amerikane “The Boston Globe” botoi në 7 shkurt 1999 një artikull, i cili u ribotua në prill në buletinin e NARTH. Artikulli tregonte se përse homoseksualiteti nuk ishte çështje genesh. Shkencëtarë seriozë kishin njohur për një kohë të gjatë se homoseksualiteti nuk ishte thjesht me shkaqe gjenetike. Por media kishte keqpërçuar shkakun gjenetik tek publiku. Në këtë artikull shkencëtarë të njohur pranojnë kufizimin e madh të teorisë “jam i lindur kështu”. Ndërkaq, shkencëtari në fushën e gjenetikës, Dean Hamer- vetë një gay- shton se shkenca mbetet “po aq e paqartë” sa edhe influencat e tjera të ambientit mbi homoseksualitetin. “Është e njëjta gjë si për çdo sjellje tjetër njerëzore, ambienti ka shumë rëndësi si për çdo sjellje tjetër ekstroverse, si pirja e cigares apo të tjera quajini si të doni”. Deklarata e Hamers i kundërvihet kështu shumë avokatëve të çështjes gay, që rrëzojnë çdo ndikim të familjes apo të ambientit social te homoseksualët. (Avokatët e gay-ve thonë “kështu kam lindur ose nuk ka rëndësi se si u bëra gay”.)
Edhe organizata kombëtare P-PFLAG (shoqatë e prindërve dhe shokëve të lesbikeve dhe gay-ve) botoi një libër të përgatitur me asistencën e Dr. Clinton Anderson, i shoqatës së psikologëve, i titulluar “Pse pyes pse?”. Anderson thotë: “Deri më sot asnjë shkencëtar apo kërkues shkencor nuk ka deklaruar se genet mund të përcaktojnë orientimin seksual. Në rastin më të mirë shkencëtarët besojnë se mund të ketë një ndikim ose komponentët gjenetike. Asnjë sjellje njerëzore, jo vetë sjellja seksuale, nuk është e lidhur me shenjues gjenetikë… seksualiteti si çdo sjellje tjetër është padyshim e influencuar nga faktorë socialë dhe biologjikë”.
… Këto e fakte të tjera janë një argument i domosdoshëm për t’u marrë parasysh dhe për t’u gjykuar ne të gjithë. Sepse, ne duhet të jemi të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve. Dhe, duhet ta pranojmë, se lejimi do të shtonte inkurajimin, do të shtonte hezitimin, do të ndikonte në mënyrë të hapur tek ata njerëz me personalitet të dobët, me pafuqi për të vendosur. E natyrisht, më të rrezikuarit janë fëmijët.
A mendoni një homoseksual pas miratimit të ligjit, duke kërkuar për një të dashur në shkollat ku kemi fëmijët? A mendoni një homoseksual duke pritur në çdo cep rruge, duke pritur të vijë “i duhuri”, të cilin ai, për shkak “të pasionit” duhet ta verifikojë përmes “të pasmeve”, që duhet të jenë objekt i tij i kërkesave?
Unë jam kundër ligjit për të ligjëruar homoseksualët, sepse një ligj i tillë do të inkurajonte performancën e tyre, do të ndikonte në ligjërimin e devijimit, do të vinte në vështirësi njerëzit normalë. A e imagjinojnë meshkujt të jenë nën vëzhgimin e një mashkulli tjetër teksa ecin në rrugë?
Unë jam i bindur se ky ligj është një diskriminim ndaj njerëzve normalë – sepse një ligj i tillë vë në diskutim shenjtërinë e familjes, shenjtërinë e lidhjes, shenjtërinë e fëmijëve në familje. Një ligj i tillë vetëm i hap rrugën licencimit të veseve duke vënë në vështirësi shumicën e familjeve shqiptare, e si rrjedhojë, edhe të ardhmes së shoqërisë.
Ata nuk e kanë të drejtën, sepse ajo që kërkojnë nuk është një e drejtë. Ajo që kërkojnë nuk është as etni, as racë, as besim, e as e drejtë fjale. Ajo është një përpjekje për të jetuar me vesin, që përcakton edhe sjelljen e tyre. Dhe që të jem i qartë, se nuk më dhimbset ajo që ndodh me “të pasmet e tyre”, por me atë që performojnë përballë nesh. Sepse, atë që kanë për ta bërë, ata e bëjnë edhe sot. Por me miratimin e ligjit, ata do të kërkojnë që sjelljen e tyre ta bëjnë publike, ata do të kërkojnë që ta vënë në krah të morales, të normales. A mos ndoshta në emër të të drejtave të njeriut duhet të licencojmë edhe hajdutët, meqenëse kleptomania është një sjellje, një mënyrë të sjelluri? A mos duhet t’u hapim rrugën maniakëve, meqenëse edhe ata mund ta konsiderojnë gjenetike?
Ne duhet të gjejmë dhe të mbështesim çdo rrugë që shmang ligjërimin e vesit, e sidomos të atyre veprimeve, që vënë në dyshim familjen, e cila është baza e një kombi. Falë Zotit, edhe pse me shumë mundime gjatë ndryshimeve, familja vijon të mbetet një pasuri, të cilën duhet ta ruajmë me çdo mjet. Një ligj i tillë nuk është në përputhje me perspektivën morale të familjes, pra nuk është pjesë e perspektivës shoqërore.
Dhe, të jemi të bindur, se mosmiratimi i ligjit, mund të ndihmojë edhe shumë prej tyre, që t’i shmangen sa më shumë vesit të tillë. Dhe duhet të jemi më të qetë, sikur mosmiratimi, të ketë shpëtuar edhe një nga ky ves. Ndërkohë që duhet të na mbulojë turpi, nëse kemi inkurajuar, qoftë edhe një të vetëm, që të bëhet pjesë e kësaj performance të kundërt me sjelljen normale.