E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Thomai, kandidati i së majtës në njësinë 10”

 

Gjergj Thomai është kandidati i LSI-së për njësinë bashkiake numër 10 të Tiranës. Këtë kandidaturë e prezantoi vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë ditës së djeshme. “Siç e shikoni në zgjedhjet e 15 nëntorit, qytetarët e Tiranës, e në mënyrë të veçantë ata të njësisë nr.10 do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kandidimi ynë ka të bëjë në radhë të parë me faktin që LSI ka se çfarë të kërkojë dhe ka kualitete të shkëlqyera që mund të përfaqësohet në këtë këto zgjedhje. Por njëkohësisht dhe me një fakt tjetër shumë të rëndësishëm, që ne nuk mund t’i lëmë votuesit e majtë pa alternativë. Vjen pas një eksperience edhe si puna ime në PS, dhe jam i sigurt që jo vetëm anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së, por gjithë të majtët dhe gjithë progresistët, në njësinë numër 10 të kryeqytetit do të votojnë për Gjergj Thomain”, tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›