E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria dhe India përplasen për Nënë Terezën”

 

Deklarata e kryeministrit Sali Berisha se "eshtrat e Nënë Terezës duhet në prehen në Shqipëri", ka nxitur televizioni prestigjioz amerikan CNN që ti kushtojë një hapësirë të madhe në edicionet e saj. Sipas faqes së CNN në internet, Qeveria shqiptare dhe ajo indiane po përplasen për këtë çështje, pasi Tirana dëshiron ta kthejë në atdhe humanisten e madhe me rastin e 100 vjetorit të lindjes vitin tjetër. "Nga gjaku unë jam shqiptare, shtetase indiane, nga besimi katolike, por për ata që kërkojnë ndihmën time unë i përkas botës do të thoshte Nënë Tereza në një prej mesazheve te saj para shume vitesh", e nis kronikën CNN. Nga ana tjetër, India, vendi ku Nënë Tereza kaloi pjesën më të madhe të jetës, nuk pranon të zhvarrosë eshtrat e humanitares. "Nënë Tereza ishte një shtetase indiane", ka thëne zëdhënësi i ministrisë se Jashtme, Vishnu Prakash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›