Tani shpërndaje PS!
Edmond Arizaj
Për herë të parë në gati 20 vjet pluralizëm, “problemi shqiptar” nuk qëndron ...tek Partia Demokratike dhe lideri i saj, por te Partia Socialiste dhe kryetari i saj. Ky është një tjetër “nder” që Edi Rama, me dashje, apo pa dashje i bën Sali Berishës. Sot për sot Berisha vetëm teorikisht është dhemihësi i vendit, apo më saktë, e kaluara e tij me ditët më të frikshme që kanë përshkruar vendin, ende nuk është zbehur nga “Berisha i ri”, i shfaqur pas 2004. Por për këtë po kujdeset me sa mundet dhe si mundet, Edi Rama me partinë e tij, që ende quhet Partia Socialiste.
Së pari, ankesa që tash e parë bën Rama dhe ramëzat se pse mediat në shumicë merren me opozitën dhe jo me qeverinë është qesharake. Nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 20 vjet që lideri i një opozite të madhe, t’i tregojë rrugën “institucionale” mediave dhe gazetarëve, kur vetë kanë zgjedhur rrugën e rrugës, aq më pak të përpiqen t’i largojnë mediat nga vetja me këtë ankesë, kur zëri i vetëm i tyre (pas rrugës së bojkotit që kanë zgjedhur) janë mediat, qofshin për nota pozitive, apo negative. Për më tepër kur sjellja e Ramës me gazetarët është pak të thuash harbute. Mediat dhe gazetarët, opozitën nuk mund ta bëjnë vetëm në oborrin me lule të PS-së, apo në miniprotesta të organizuar nga pionierë politikë. Detyra e tyre është të informojnë publikun se ç’ndodh me të zgjedhurit e tyre në detyrën ku i kanë mandatuar dhe jo në bulevardet e Tiranës. Media dhe gazetarët e kanë pasur përherë opozitën aleat, e edhe sot kërkojnë aleat për opozicionin e tyre historik ndaj pushtetit. Por ndoshta Rama është i trembur se me hyrjen në Kuvend, ai vetë do të kalojë në plan të dytë, apo të tretë. Berisha nuk e ka pasur asnjëherë këtë ngërç dhe megjithëse edhe ai si Rama, e ka “ves” këshillimin e mediave, nuk tregon ndonjëherë se me kë duhet të merren ato; të paktën publikisht respekton lirinë e tyre. Dhe këtu Rama ia kalon Berishës, duke i hequr pikë të dikurshmes Parti Socialiste.
Së dyti, Edi Rama detyron 65 (tani 64) të zgjedhur nga populli shqiptar me votë të lirë, të mos marrin detyrën e deputetit, por të rrinë e të sillen vërdallë si të papunë zyrave të PS-së, e të bëjnë opozitë netëve të vona në emisione televizive, apo pas kangjellave të ministrive si dikur në lëvizjet rinore. Sërish në krahasim me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, Edi Rama i heq pikë partisë së tij (me emrin e partisë së vjetër); në 1997 dhe 2001, demokratët nisën protestat menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa Rama dhe partia e tij tre muaj më vonë, madje me një dyshim shumë të madh në mes, pas rizgjedhjes antistatutore të tij si kryetar i PS-së. Berisha arrinte t’i karikonte njerëzit deri në atë masë sa ata t’ia vështirësonin “jetën” qeverive socialiste, e me këtë rast edhe të bëhej shpeshherë si kërkonin demokratët opozitarë (tek e fundit ky është qëllimi i protestës). Berisha përherë tundte në dorë një dosje të madhe blu (bosh apo plot, këtë vetëm ai e di) ku deklaronte se ato ishin faktet e vjedhjes së votës dhe me ato “fakte” nisej i ndërkryer rrugëve të Europës e Amerikës dhe kthehej i buzëqeshur, duke dhënë në mitingun e radhës sihariqin se bota i mësoi paudhësitë e grabitjes së votës. Rama dhe partia e tij nuk kanë bërë asgjë nga këto. Madje nuk kanë arritur të bëjnë as një të qindtën e të dikurshmes Parti Socialiste, në 28 maj 1996. Madje më keq se kaq, vendimin e Ramës për bojkot s’e ka mbështetur askush dhe akoma më keq, për dhimbje të Ramës, kanë uruar fitoren e Berishës. E mbi të gjitha, është prishur ekuilibri “magjik” në raportet me ndërkombëtarët, që kanë qenë përherë një mbështetje e fortë për Partinë e dikurshme Socialiste. Sot ajo është kthyer në pikën e nisjes, para 20 viteve, kur hidhte poshtë “me përbuzje” çdo këshillë e sugjerim të ardhur nga jashtë kufirit. Pikë të tjera, të shumta, që i hiqen të dikurshmes Parti Socialiste.
Së treti, Rama ndërmerr një prej vendimeve më arrogante dhe që cenon direkt ekzistencën e partisë e tij, bojkotimin e zgjedhjeve të pjesshme. Berisha nuk e ka çuar kurrë në mendje një iniciativë të tillë, të mënjanojë partinë nga qëllimi për të cilin është krijuar; pjesëmarrjen në zgjedhje. Rama ia hoqi partisë së tij këtë të drejtë themelore. Ai nuk guxoi të tregojë se bojkoti i tij është i drejtë, sepse një fitore bindëse në zgjedhjet e pjesshme do ta tregonte këtë në një farë mase. (Dhe sigurisht, ata që do të numëronin votat as do ta çonin në mendje “të shisnin” sërish “votat e Ramës”). Këto janë të tjera pikë të shumta (por që duket se s’do jenë të fundit) që Rama i heq të dikurshmes Parti Socialiste, duke e kthyer atë në një parti vetjake të bojkotit. Tashmë nuk duket se i ka mbetur tjetër gjë, veçse të shpallë shpërndarjen e partisë së vjetër dhe krijimin e partisë së re, duke i qëndruar kështu fjalës së 20 viteve më parë.