E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, të gjitha elektroshtëpiaket me etiketën e konsumit

Gjatë këtij viti dhe vitit 2012 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) do të finalizojë vendimet që kanë si bazë etiketimin e furrave, etiketimin e makinave larëse për sasinë energjisë që harxhojnë. Kjo do të thotë se tregtarët e këtyre pajisjeve do të jenë të detyruar të sqarojnë sasinë e energjisë nëpërmjet etiketave të posaçme. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe METE do të finalizojë adoptimin e vendimeve mbi etiketimin e frigoriferëve, ngrirësve elektrikë apo dhe kombinimeve të tyre, etiketimin e makinave pjatalarëse; makinave larëse dhe tharëse, llambave eficente. METE ka parashikuar që direktivat e Bashkimit Europian për eficencën e energjisë t’i adoptojë nëpërmjet disa vendimeve të posaçme të Këshillit të Ministrave. Konsumi i energjisë në sektorin e banesave merr parasysh këto shërbime energjetike: ngrohje hapësirash, kondicionim ajri, ujë të ngrohtë sanitar, gatim, ndriçim dhe pajisje elektroshtëpiake. Për rrjedhim, është e rëndësishme të dihen se cilat do të jenë mundësitë për kursimin e burimeve të energjisë, si: energjia elektrike, drutë e zjarrit, GLN-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›