Lika: Punova me Gazideden, s’do ta keqpërdor SHISH-in
TIRANE - Në deklarimin e tij të parë zyrtar, fill pas emërimit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika garanton “përmirësimin e vazhdueshëm, promovimin e karrierës në institucion dhe pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë linjave ligjore të cilat SHISH me fanatizëm duhet t’i përmbahet”. Angazhimi publik i Likës i bëhet i ditur opinionit publik nëpërmjet faqes zyrtare në internet të SHISH-it, ku për herë të parë ai pohon edhe atë pjesë të së kaluarës së tij profesionale, për të cilën anatemohet nga opozita: Detyrën e ish-shefit të Kundërzbulimit shqiptar në periudhën kur SHIK-u drejtohej nga gjenerali famëkeq, Bashkim Gazidede.
Lika sqaron se funksionin e Drejtorit të Shërbimit të Jashtëm në SHIK e ka mbajtur nga Shtatori i vitit 1994 deri në Korrik të 1997-ës. Një fakt interesant që ai risjell për publikun është gjithashtu edhe karriera e tij e shkurtër si diplomat. Në periudhën Maj 1993 – Gusht 1994, shefi aktual i SHISH-it rezulton të ketë punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, respektivisht në detyrën e Sekretarit të Parë të ambasadës shqiptare në Riad të Arabisë Saudite. Të dyja këto fakte pohohen prej tij për herë të parë.
Në CV-në zyrtare të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave dhe në atë të Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë, ku deri në datën 9 gusht ai ushtroi funksionin e zv/ministrit, këto të dhëna “janë fshirë”. Madje janë edhe kontradiktore, në rastin kur në CV-në e publikuar nga qeveria thuhet se nga Maji i vitit 1993 deri në Qershor të 1997-ës, Visho Ajazi Lika ka ushtruar detyrën e diplomatit dhe drejtorit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Një fakt të tillë do ta pohonte dy ditë më parë për “Gazeta Shqiptare” edhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, njëherazi, ish-shefi i diplomacisë shqiptare në vitet ’96-’97. “E njoh mirë z. Visho. Ai ka punuar me mua në Ministrinë e Jashtme. E njoh për zyrtar korrekt dhe e bënte më dinjitet dhe profesionalizëm detyrën e tij. Ai është një zyrtar që e respekton procedurën ligjore”, - është shprehur Shehu, ndonëse periudha në të cilën ai ka punuar si ministër në MPJ (11.07.1996 - 12.04.1997) nuk përkon aspak me vitin në cilin shefi i sapoemëruar i SHISH ushtronte detyrën e diplomatit në Arabinë Saudite (Maj 1993 – Gusht 1994). E kaluara e Likës, por edhe pohimi i tij publik se është një nga militantët e Partisë Demokratike në pushtet, ka ngjallur mjaft reagime negative në radhët e Partisë Socialiste, që i trembet rikthimit të praktikave të SHIK-ut famëkeq të Gazidedes të ‘92-‘97, që jo vetëm i survejonte e përgjonte por edhe i dhunonte përfaqësuesit e opozitës. Në një prononcim të pak ditëve më parë për “Gazeta Shqiptare”, nënkryetari socialist i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Ilir Gjoni u shpreh se “një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, Berishës i duhej një pupac i tillë. Gjithçka po ndodh sot është një déjà vu e periudhës 1992-1997”.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)