Skarlet Johanson, ujë e sapun për “Elle”
Pa truk, me flokët e artë që i konturojnë fytyrën e rrumbullakët. Kështu shfaqet Skarlet Johanson në kopertinën e revistës “Elle” në Kanada. Rastësia dhe dalja e filmit të fundit “Iron Man 2” bënë që bukuroshja të pozonte sërish për t’i mahnitur të gjithë. Johanson interpreton rolin e Vejushës së Zezë, një spiune ruse me flokë të kuq flakë. Personazhi i saj ngjason me Xhesika Rabit dhe do të joshë Toni Starkun që luan rolin e super heroit “Iron Man” të luajtur nga Robert Dounej. Aktorja, në intervistën për “Elle” flet për fustanin e saj në skenë: “Kur ma treguan herën e parë u përgjigja: mos mendoni vërtet se do të hyj brenda tij?!”. Skarlet herë pas here përsërit se asaj i pëlqen stili i thjeshtë, duke lënë mënjanë modën e fundit, edhe pse gjithmonë është preferuar si imazh i shtëpive të modës. Në fushatën e fundit për “Mango”-n ajo pozon seksuale dhe seksi më shumë se kurrë.
3 Mars 2010