E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja FIFA, Shqipëria zbret 4 vendeNë renditjen botërore, Shqipëria ndodhet ne vendin e 97-te, ne UEFA, ne vendin e 42-te

Rrjetet sociale:

Katër vende më poshtë në renditjen botërore. Kaq i ka kushtuar Shqipërisë humbja 4-1 me Suedinë. Në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s, për muajin tetor 2009, ndodhemi në vendin e 97-të, teksa një muaj më parë, në shtator, ishim në vendin e 93-të. Edhe pikët kanë rënë: - 26, tani kemi 334 pikë.

Në renditjen botërore, Shqipëria ndodhet midis Zambias (vendi i 96-të) dhe Angolës (98).

I dhimbshëm është një fakt. Kombëtarja e Malit të Zi, fqinji ynë i vogël verior, e krijuar vetëm para pak vitesh, ndodhet më lart në renditje: vendi i 75-të në FIFA e i 38-të në UEFA. Kjo do të thotë shumë për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Renditja më e mirë e Shqipërisë në vitin 2009 është ajo e muajit janar: vendi i 78-të, pra nga fillimi i viti kemi humbur 19 vende në renditjen botërore.

Në renditjen specifike europiane Shqipëria vazhdon të ndodhet në vendin e 42-të nga 53 federata futbollistike që bëjnë pjesë në UEFA.

Në klasifikimin e zonës evropiane, Kombëtarja jonë renditet midis Moldavisë (41) dhe Armenisë (43), duke lënë pas 11 skuadrat e mëposhtme: Armenia, Estonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Luksemburgu, Lihtenshtejni, Malta, Andorra e San Marino.

Në renditjen botërore në podium janë Brazili (vendi 1, 1632 pikë), Spanja (2, 1629) dhe Holanda (3, 1340).

Forum: A është më mirë Shqipëria me Josip Kuzhenë? Diskuto në Albania-sport.com


Numri i klikimeve - 77
  E Premte, 16 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›