E Diel, 1 Nëntor 2026

Rapolder: Skela sjell shprese te Koblenztrajneri i Tus Koblenzit, Uve Rapolder: “Ervini është një njeri shumë i rëndësishëm për ne. Ai sjell cilësi dhe do të stabilizojë skuadrën”.

Rrjetet sociale:

Shpresat e tifozëve të Tus Koblenz për një fitore në ndeshjen kundër Rot Vajs Ahlenit (takimi luhet të dielën) janë të varura edhe te blerja e re e klubit, Ervin Skela.

Këtë e përforcon edhe trajneri i Tus Koblenzit, Uve Rapolder, promotori i sjelljes së kapitenit të Kombëtares shqiptare te skuadra gjermane e Bundesligës 2.

“Ervini është një njeri shumë i rëndësishëm për ne. Ai sjell cilësi dhe do të stabilizojë skuadrën”.

Sipas gazetës gjermane “Rhein-Zeitung”, shqiptari me përvojë të madhe konsiderohet si “der Schlüssel" (çelësi) i zgjidhjes të jo pak problemeve te Koblenzi, që renditet në vendin e tretë nga fundi i tabelës së Bundesligës 2.

“Është tipi i futbollistit që na ka munguar”, - thekson trajneri Uve Rapolder.

Skela është një nga gjashtë lojtarët shqiptarë te Koblenzi.

“Rhein-Zeitung” shkruan edhe për mbrojtësin e majtë kosovar, Shqipran Skeraj.

“Ishte lojtari ynë më i mirë në ndeshjen kundër Oberhauzenit”, - thotë Rapolder. 

Forum: A do të jetë Skela “magjistari” i ri i Tus Koblenz? Diskuto në Albania-sport.com


Numri i klikimeve - 80
  E Premte, 16 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›