E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali “Lila”, FSHF pezullon vendimin

TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur pezullimin e vendimit të dytë të Komisionit të saj të Apelit në lidhje me çështjen Andi Lila. Skandali i publikuar pak ditë më parë në News 24, por i denoncuar edhe nga klubi i Dinamos, vërtetonte se Apeli kishte nxjerrë dy vendime për të njëjtën çështje, ç’ka bie ndesh me vetë rregulloren e Federatës apo me mënyrën e dhënies së drejtësisë. Komisioni i Disiplinës e dënoi Lilën me 5 ndeshje për goditje me grusht ndaj një lojtari të Gramozit, ndërsa ai i Apelit, në mbledhjen e 26 shtatorit, e la në fuqi këtë sanksion. Por, në një vendim të dytë, më 10 tetor, i njëjti Komision e ka ulur masën e dënimit në 3 ndeshje pezullim, ç’ka përbënte një shkelje të rëndë. Pas kthimit nga Suedia, drejtuesit e Federatës kanë bërë pezullimin e vendimit dhe tashmë çështja do t’i kalojë për shqyrtim Komitetit Ekzekutiv. Aty do të hetohen shkaqet që çuan në këtë vendim skandaloz të 3 anëtarëve të Apelit Bujar Musta, Fatmir Leli e Astrit Canaj. Ndërkohë, mbrojtësi Andi Lila do të mbetet i pezulluar për ndeshjen kundër Dinamos, në program të dielën në mbrëmje.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›