E Diel, 1 Nëntor 2026

Lila i ndarë në dy pjesë, do golin, por jo festën

TIRANA - Kavajasi Andi Lila është dhe lojtari special i supersfidës Tirana-Besa, e vlefshme për javën e 9-të të Supërligës e që vë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat më në formë për momentin e që ndajnë respektivisht vendin e parë me atë dytë.

Mbrojtësi 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare pas shtatë vitesh me fanellën verdhezi të Besës, tashmë debuton prej fillimit të sezonit me atë bardheblu të 23-herë kampionëve të Shqipërisë.

Lila, një lojtar i menaxhuar nga agjenti shqiptar i FIFA-s, Sokol Haxhiaj, së bashku edhe me sulmuesin Migen Memelli, mbrojtësin Tefik Osmani, mesfushorin sulmues Gjergji Muzaka, ishte një nga goditjet më të mëdha të merkatos verore të presidentit Refik Halili.

Me një të kaluar të shkurtër ndërkombëtare (te Iraklisi në Greqi), Andi Lila është shndërruar në një nga mbrojtësit më të fortë të kampionatit shqiptar.

Autori i dy golave në Superligë për këtë edicion e vlerëson sfidën ndaj ish-skuadrës së tij si speciale. "Nëse shënoj (kundër Besës) nuk do të festoj", - tha ish-kapiteni i Shpresave të Shqipërisë, i cili do të ketë edhe familjen e tij të pranishme në stadium ditën e diel.

E Premte, 31 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›