E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pllumb Jusufi ftohet në Kombëtaren U-21 të Kroacisë

RESHAT IBRAHIMI - Sulmuesi shqiptar nga Tetova, Pllumb Jusufi, i cili aktualisht luan për skuadrën e Dinamos së Tiranës, ka marrë ftesë që të luaj për Kombëtaren e U-21 të Kroacisë, në ndeshjet miqësore, të cilat do të luhen pas disa javësh.

Trajnerët kroat Drazhen Ladiç dhe Zdravko Daliç (është trajner i Dinamo Tiranës) janë të kënaqur me formën momentale të Jusufit dhe kanë vendosur të grumbullojnë sulmuesin dinamovit për takimet përgatitore të U-21 të Kroacisë.

“Kam marrë ftesën e përzgjedhësve Drazhen Ladiç dhe Zdravko Daliç dhe do t’ju përgjigjem pozitivisht. Pra do të grumbullohen me ekipin kombëtarë të U-21 të Kroacisë për disa ndeshje kontrolli, të cilat janë në program pas tri javësh”, është shprehur Jusufi.

I pyetur nga gazeta “Lajm” (botim i shqiptareve te Maqedonise), nëse i pëlqen Shqipëria dhe kampionati shqiptarë ai përgjigjet: “Këtu në Shqipëri jam shumë i kënaqur. Më pëlqen Shqipëria dhe futbolli shqiptar.

Edhe me skuadrën e Dinamos punët janë duke shkuar mirë. Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara jemi në vendin e tretë me 13 pikë, 5 më pak se Tirana, e vendit të parë”, tregon Jusufi, i cili të mërkurën shënoi golin e fitores për skuadrën e tij në ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë kundër Albpetrolit të kategorisë së dytë të futbollit shqiptarë.

Ndryshe, Pllumb Jusufi para se të vijë në Dinamo (në verën e 2008-s) ka qenë lojtar i skuadrave sllovene NK Domzhale dhe Bonifiko, ndërsa më herët ishte futbollist i Dinamos së Zagrebit. Gjithashtu ai ka qenë edhe pjesë e Kombëtares ‘Shpresa’ të Kroacisë.

Jusufi e ka vështirë të zgjedh midis Kroacisë dhe Shqipërisë

Lojtari i Dinamo Tiranës me shtetësi kroate, Pllumb Jusufi, është vënë në siklet pas pyetjes se nëse ka bërë zgjedhjen mes kombëtares kroate dhe asaj shqiptare. “Ende nuk kam vendosur se për cilën përfaqësuese të luaj. Nuk do të ngutem për të bërë zgjedhjen, por e di se do ta kem shumë vështirë të përcaktohem. Jam rritur si lojtar në Kroaci, ndërsa jam shqiptar. Prandaj jam duke menduar si të veprojë në të ardhmen. Kam të drejtë të luaj për Shqipërinë, por duhet të bëjë kërkesë për të marrë pasaportën, megjithatë nuk po ngutem”, deklaroi Jusufi.

Skeda personale:

Emri dhe mbiemri: Pllumb Jusufi
Vendi që luan: sulmues
Datëlindja: 10.02.1988, Tetovë (Maqedoni)
Shtetësia: kroate
Gjatësia/ pesha/ nr. i këpucëve 1,75 m / 69 kg / 42
Klubet e mëparshme: NK Dinamo (Kroaci, 2000/2006) FC Bonifika 2007. NK Domzhale (nga korriku 2007-2008)
Klubi aktual: Dinamo Tiranë
Klubi më i dashur i huaj: FC Barcelona
Lojtari më i pëlqyer: Ronaldinho
Golat për U-19: 42/18
Sukseset: Golashënuesi më i mirë i Ligës së të rinjve 2002, 2003, 2005 Lojtari më i mirë i Ligës së të rinjve 2003, 2004

E Premte, 31 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›