E Diel, 1 Nëntor 2026

Lili Alen nudo, fotoja shokon marrësin e mesazhit



“E dashur Lili Alen,
Nëse vendos t’i dërgosh dikujt një foto ku ke pozuar nudo, sigurohu që ai t’i shkojë marrësit të duhur”. Riki Uilson, këngëtari anglez i grupit “Kaiser Chiefs”, është shokuar teksa ka hapur mesazhin që i ka ardhur nga numri i këngëtares Lili Alen dhe ka parë një foto nudo të saj. Disa minuta më vonë, ajo i shkruan sërish: ”Më fal Rik, mesazhin ta kam dërguar gabimisht”. Megjithatë, kjo situatë mbetet e paqartë. Vërtet Rikit iu dërgua gabimisht fotoja nudo? Çuditë e këngëtares duket se nuk mbarojnë me kaq. Ajo, nën efektin e alkoolit, ka marrё njё vendim tё tepruar, duke blerё njё plazh nё Xhamajka. “Bleva njё plazh. Ështё nё Xhamajka. Jam e lumtur qё e bleva plazhin, ka qenё gjёja mё e mirё qё kam blerё nё gjendje tё dehur”,- ka thёnё Alen për mediat. 23-vjeçarja po ashtu ka zbuluar se planifikon ta zgjerojё biznesin e saj, duke hapur njё dyqan veshjesh me tё dashurёn e vëllait tё saj, aktoren Xheim Uinston. “Vёrtet kam njё ide tё mirё. Unё dhe Xheim Uinston do tё hapim njё dyqan veshjesh ku kryesisht do të ketë fustanë tё quajtur “Lucy nё Disguise”, - ka shtuar kёngёtarja.

22 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›