Tom Kruiz përballet me Liam Gallager
Gjatë një dokumentari të titulluar “Lord Don’t Slow Me Down”, Liam Gallagher, lideri i grupit “Oasis”, është shprehur me fjalë fyese për Tom Kruis. Këngëtari, me mllef dhe fjalë ofenduese, është shprehur: “E urrej Tom Kruisin. Nuk e duroj dot atë bastard, por edhe Majkëll Ouenin”. Në një pritje në Berlin, Liam është takuar rastësisht me interpretuesin e filmit ”Mission Impossible” në hotel dhe ylli i Hollivudit, siç bën të ditur një burim për “Daily Star”, ka rrëfyer: “Për herë të parë në jetën e tij, Gallager mbeti pa fjalë. Tom i kaloi përballë dhe e përshëndeti. Pa humbur buzëqeshjen, ai i tregoi për fyerjet që kishte dëgjuar. Patën një bisedë të shpejtë dhe Liam u largua me nxitim dhe mjaft i nxehur”. Duket se këngëtari i “Oasis” përballë Tomit nuk dinte ç’të thoshte përveçse: “Më pëlqen shumë koktejli”. Liam Gallagher, në fillim hedh gurin dhe më pas fsheh dorën...
22 Janar 2009