Lili Alen shpallet femra e vitit nga “GQ”
Kurorëzohet “femra e vitit” nga revista “GQ”, Lili Alen vendos ta festojë këtë ngjarje duke u zhveshur nudo në një shërbim fotografik bardhezi, por edhe me ngjyra, vetëm për edicionin britanik. Joshëse dhe sensuale më shumë se kurrë, këngëtarja tregon format e trupit për të gjithë fansat. “Jam e lumtur që një nga revistat më të famshme më zgjodhi mua si femrën e vitit. Do të thotë vërtet shumë për mua. Jam po aq e emocionuar sa kur dal në skenë për të performuar një këngë të re. Fotografitë e reja mendova t’i realizoj për të shprehur mirënjohjen time ndaj revistës, por edhe ndaj fansave që gjithmonë më kanë mbështetur”. Këngëtarja për momentin po përgatitet për turneun më të fundit, i cili fillon në datën 18 në Milano. Revistat e thashethemeve flasin për “maninë” e saj, për të veshur gjithmonë fustane ose funde, por kurrë pantallona. Në një shkrim thuhet gjithashtu se këngëtarja me pamjen e saj të përhershme, ngjason me personazhe të filmave horror.
11 Shtator 2009