Xhesika Simpson rikthehet me Xhonin për të harruar Romon
Nuk do të jetë aspak entuziaste Xhenifer Aniston nga ky lajm. Sipas revistës “InTouch”, Xhesika Simpson dhe Xhon Majer po frekuentojnë njëri-tjetrin sërish. Këngëtarja ka menduar të shërojë zemrën e saj të thyer, pas ndarjes nga i fejuari Toni Romo, duke “gjuajtur” ish-in e saj, pasi kjo rezuton të jetë metoda klasike për të harruar. Miqtë e saj, megjithatë janë shumë të shqetësuar. Majer është një hajdut zemrash, që bën për vete dhe më pas braktis, duke shkaktuar vetëm dhimbje. Ansiton di diçka për këtë... “Ishte aq e dëshpëruar dhe e vetmuar sa vendosi të kishte një lidhje të fshehtë me Xhonin”,- rrëfen një burim i afërt me Xhesikën,- ata gjithmonë kanë pasur një tërheqje të veçantë për njëri-tjetrin”. Tani duket se ata takohen shpesh. Vetëm se Simpson rrezikon ta pësojë për herë të dytë. Si do të shkojë lidhja e saj?
11 Shtator 2009