Liliana Cingu: Jeta ime mes shqipeve te skenes dhe censures se diktatures Albina Gjergji
Dyzete vite ne skene mbushur me kujtime, emocione, cmime, tituj, vleresime… dyzete vite “Shqiponje” e Valleve Popullore te Ansamblit Kombetar Shqiptar. “Perendeshe e valleve shqipe”, keshtu eshte pagezuar nga kritiket e artit Liliana Cingu, valltarja me portretin fisnik, e cila nder vite nuk ka reshtur se mahnituri publikun shqiptar me elegancen e saj skenike. Ajo eshte Mjeshtre e Madhe e valles popullore folklorike shqiptare dhe shquhet si nje nder individualitetet me te spikatura qe i ka dhene hov nder vite Ansamblit te Kengeve e Valleve Popullore edhe pertej kufijve. Liljana Cingu eshte nderuar me titullin e larte "Mjeshtre e Madhe e Punes", por karriera e saj numeron dhjetera cmime, urdhra e medalje te ndryshme si, cmimi i "Republikes", Urdhri "Naim Frasheri" , "Disku i Arte", "Artiste e Merituar", Medalje ne Dizhon te Frances, Medalje ne Itali, Turqi, etj., vleresime keto te bera nga personalitete te artit e kultures shqiptare dhe boterore. Sot, Cingu vazhdon te kete te njejtin pasion per skenen dhe me mjaft dinamizem e ushtron profesionin ne shume evente kombetare e nderkombetare. Vallja per te eshte gjithcka dhe kete dashuri te madhe ia lexon qarte ne sy, teksa per “Koha Jone” rrefen fillimet e saj ne kete disipline, sukseset nder vite, vleresimet, eksperiencat me te bukura, udhetimet jashte vendit, si dhe performancat e diktatures, te censuruara nga sistemi i kohes.
“Perendeshe e valles shqiptare”. Si vjen tek ju ky “pagezim” qe ju kane bere shqiptaret dhe kritiket e artit nder vite?
Nje “pagezim” i tille, por edhe si Mjeshtre e Madhe eshte nje vleresim qe une e kam fituar me pune dhe duartrokitje nga publiku shqiptar dhe sigurisht qe eshte shume domethenese per mua.
Shume cmime, tituj, vleresime brenda dhe jashte vendit. Cilin prej tyre vleresoni me shume, cili prej tyre ka domethenien me te madhe per ju?
Cmimet e mia te jem e sinqerte nuk numerohen dot qe ne fillimin e karrieres si valltare ne skene e deri me sot me aktivitete, por me e rendesishme per mua mbetet marrja e titullit te larte si “Mbretereshe e valles shqipe” dhe “Mjeshtre e Madhe”.
Liliana Cingu, nje emer mjaft i dashur per publikun shqiptar. Sa vite numeron karriera juaj si valltare?
Nuk mund te numerohen nga fillimet e punes sime si profesioniste ne Ansambel ne vitin 1967 e deri ne vitin 2013. Emri me i paharruar per mua e per publikun shqiptar jane partneret e mi, me te cilet kam kercyer nder vite me ta. E kam fjalen per Mjeshtrit e valles, Besim Zekthi dhe Rexhep Celiku.
Per lexuesin e ri ne moshe, por edhe per ata qe s’e dine… mund te na thoni si nisi rruga juaj drejt skenes se valleve shqipe?
Starti im ne skene si artiste ka filluar qe ne moshe te vogel, si cdo femije me deshirat e veta dhe kete deshire e realizoja ne pisten e Shtepise se Oficereve, ku darkoja me prinderit, pastaj ne Pallatin e Pionereve e me vone ne nje kurs 4-vjecar prane Ansamblit te Valleve.
Kujtimet me te hershme lidhur me talentin dhe fillimet tuaja ne valle. Mbresat e daljes se pare ne skene?
Kur dola ne skene per here te pare e kisha pak te veshtire perballjen me publikun, sepse thoja “a do jem ne lartesine e duhur ne kercim prane Besim Zekthit” dhe me krijoheshin emocione, por me pune e perkushtim ia arrita. Ia arrita qellimit qe te isha profesioniste ne skene ne fillimet e vitit 1967, por kurre nuk reshta se theni vetes qe “do punoj per te qene e denje per skenen e te arrij te behem me e mira ne kercim” dhe qe te isha nje shqipe fluturuese ne skene ia dola.
Duke u kthyer pas ne kohe, si i kujtoni performancat tuaja ne diktature? Kishte censure edhe ne koreografi dhe a keni thyer ndonje rregull ne skene?
Nuk du ta kujtoj te kaluaren me censure e diktature. I talentuari gjithmone merrte kritika, ose verejtje dhe keto nuk mungonin as per mua. Si nje vajze qe me pelqente e bukura mundohesha te ndiqja moden dhe kritikohesha, por puna ime i permbyste te gjitha verejtjet qe me benin.
Udhezimet qe ju vinin nga lart?
Cdo udhezim Partie i asaj kohe ishte “Bej sic them une, mos bej sic bej une”.
Ju ka ndodhur te kundershtoni qofte edhe nen ze instruksionet qe ju paraqiteshin?
Persa i perket kundershtimit nuk behej fjale, sepse te groposnin per se gjalli. Asokohe edhe muret kishin veshe. Gjithmone kam dashur ta kercej vallen, ashtu sic populli yne e kercen me mjeshteri, por PO kam hasur edhe pengesa nga disa persona ne Parti, qe nuk dinin cfare eshte vallja. Nje veprim i vogel me shume ne valle shoqerohej me flete-rrufe, ose verejtje me paralajmerim. Ishin te zakonshme keto per te talentuarit.
Keni kercyer ndonjehere perpara Enver Hoxhes dhe me sa pergjegjesi i perjetonit performancat perpara tij?
Te merrje pjese ne koncertet qeveritare te asaj kohe ishte shume pergjegjesi e madhe. Te behej biografia e gjithe fisit.
Nje nder partneret me besnike te karrieres suaj ka qene Besim Zekthi dhe Rexhep Celiku. C’mund te na thoni per bashkepunimin tuaj nder vite?
Kam qene gjithmone krenare ne karrieren time artistike qe kam kercyer me me te talentuarit valltare sic jane mjeshtrit Zekthi dhe Celiku, ku bashke me mua akoma vazhdojne te jene te kerkuar ne skene. Personalisht e them hapur se nuk mund ta mendoj kercimin e valles pa pranine e Rexhepit si partner. Kemi bere histori ne skene, si brenda dhe jashte vendit. Bashkepunimi yne ka qene gjithmone me pune, duke e ngritur bukurine e valles ne lartesine, ku ato jane vleresuar si perla te vendit tone e kjo eshte edhe merita e koreografeve.
Udhetimet jashte vendit, perfaqesimet e tradites se valleve dhe folkut shqiptar ne bote, si i kujtoni?
Udhetimet jashte vendit kane qene nga me te ndryshmet. Me shume cmime e medalje ne perfaqesonim vendin tone si ambasadore te Shqiperise. Vleresimi me i madh eshte kur te prezantojne nga gjithe grupet si grupi me i mire dhe ne kemi patur fatin qe me bukurine e artit tone ta fitonim.
Dyzete vite mes folklorit, tingujve, artit… tradites sone te bukur te valleve shqipe. Ka pasur ndonje moment ne jeten tuaj qe keni dashur t’i thoni STOP karrieres Liliana? Kur dhe pse?
Vitet e shumta te karrieres sime kane qene mes bukurise se valleve, ku une merrja edhe ndonje verejtje per moden, apo kur nuk vija mire shamine ne koke gjate performancave. Kjo me bente te mos merzitesha shume, por te punoja me fort, duke thene, “Ec perpara te arrish qellimin tend Lili, si nje artiste e denje e vendit”. Asgje nuk te pengon kur e do fort dicka, prandaj nuk kam thene asnjehere STOP.
Mjeshtre e madhe e valles popullore folklorike shqiptare, vallet e ciles krahine mbeten te preferuarat e tua? Te jugut, apo te veriut?
Te gjitha vallet e vendit tim jane te bukura. Kudo vleresohen, prandaj as une nuk mund t’i ndaj.
Vallja, performanca juaj me e dashur dhe qe vazhdoni te jepni shpirt ne te sa here e kerceni?
Performanca qe mua me ben me te bukur e krenare gjate jetes artistike ne skene eshte “Vallja e Shqipes”. Kjo valle me ben te fluturoj e te ndjehem krenare si shqiponja, simbol i flamurit tone. Megjithate mendoj se cdo krahine ka bukurine e valleve dhe nuk mund t’i ndaj. Per mua te gjitha mbeten perla.
Momenti me i vecante ne karrieren tende?
Karriera ime eshte e mbushur me shume momente te bukura, por me e vecanta ka ngelur ajo e moshes 19-vjecare, ku ne qafen time u vendos Gjerdani i Arte ne festivalin e Dizhonit ne France nga kryetari i Festivalit ne mes 20 000 mije spektatoreve. Ky ishte edhe fillimi i karrieres sime, duke ardhur ne atdhe me medalje. Endrra me eshte bere realitet ne cdo festival me nje medalje.
Bashkepunimet me mbreselenese?
Bashkepunimet e mia mbreselenese jane pafund ne kercim. Te punosh me te medhenjte e koreografise se vendit tone, si profesor Kanaci, Kaceli, Zekthi, Aliaj, etj. ka qene privilegj. Puna ime u rrit, duke u plotesuar me besimin qe ata kishin tek une si valltare, duke me dhene rolet solistike.
Para dy vitesh e gjysme, keni zhvilluar recitalin tuaj. Kur do te kemi nje tjeter?
Realizimi i nje recitali ka qene endrra ime. Ky qe kam zhvilluar para disa kohesh ishte recitali i dyte qe kam realizuar me Ansamblin. Ne vitin 1986 kam realizuar te parin recital bashke me Rexhep Celikun dhe ne 2010 ne pervjetorin e lindjes sime me perkrahjen e Rexhepit si partner e realizuam me shume sukses. Nje recital tjeter e mendoj shume shpejt ne nje pervjetor timin, por kesaj here realizimin e kam me grupet ne Kosove, ne vendlindjen e babait tim, enderr e tij qe kurre nuk arriti ta prekte token e lindjes. Nuk me mungon forca per ta realizuar kete recital.
Si ju duket niveli i valltareve te rinj Liliana? Ka talente dhe a eshte trasheguar sic duhet tradita e valleve tona tek brezi i ri?
Kurre nuk eshte vone. Cdo artist me pune e kembengulje arrin te behet talent. Talentet nuk shterojne kurre. Persa i perket brezave te rinj, duke marre pjese ne festivale dhe juri shikoj nje interesim te madh te valltareve te rinj qe kercejne me pasion e dashuri, gjithmone duke ruajtur bukurine e valleve te popullit tone.
Cfare duhet bere me shume per Ansamblin e Kenges dhe Valleve sipas jush?
Deshira ime per Ansamblin eshte dhe do te jete gjithmone qe ta shoh me sa me shume valltare dhe ky Ansambel duhet te na perfaqesoje denjesisht kudo ne bote, ne koncerte e festivale si Ansambli Kombetar i vendit me shume vlera.
Kthehemi ne kohe Liliana. Aktualisht si nis dita e ikones se valleve tona?
Dita ime nis me nje mengjes te bukur, pastaj ne shoqerine e kolegeve te mi te Ansamblit, duke diskutuar per valle e koncerte.
Jeta e Liliana Cingut. A eshte treguar bujare me ju?
Cdo njeri ne jete numeron sfida dhe suksese. Deshira ime me e madhe ne jete ka qene suksesi ne skene si valltare dhe kur i drejtohesha Zotit me lutjen, “O Zot ma realizo deshiren qe te kem nje emer te nderuar si artiste e madhe” e ndjeja qe isha ne rruge te mbare dhe drejt realizimit. Dhe… une jam krenare qe ia kam arritur, kjo edhe fale talentit tim.