Liliana Hoxha: Pse opozita po e mbron Nexhmijen?
TIRANË- Hoxha "akuzon" në një intervistë për "GSH" opozitën dhe kryetarin e saj Edi Rama, se po e sulmon atë, duke mbrojtur Nexhmije Hoxhën. Ajo thotë se në këtë frymë janë edhe sulmet që u bëhen librave të autorit Fahri Balliu.
Zonja Hoxha. Bashkëshortja e Ilir Hoxhës ngriti përsëri në shtyp çështjen e ditarëve të vjedhur të Enver Hoxhës. Ju jeni pozicionuar dhe keni deklaruar se ditarët i kanë vetë. Besoni se e ka fjalën për ju, kur thotë se "më sulmojnë zëra të dëshpëruar"?
Ngaqë nuk polemizojnë dot të dyja Nexhmijet me mua, nga frika e argumenteve të reja për amoralitetin e tyre, ju mbetet vetëm kjo rrugë ngushëllimi. Por çështja është që dëshpërohem vërtet kur kujtoj se me kë kam jetuar e sidomos, si një nga gjithë shqiptarët, që shqetësohem për fatet e Shqipërisë rrjedhur prej tyre. Mendoj që vdekja e Ramiz Alisë i ka çekuilibruar, se ai ishte inteligjent e nuk do t'i lejonte të binin kaq poshtë, 'duke rrahur ujë në havan' vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes. Në këtë situatë tejet të elektrizuar përpara e pas zgjedhjes së Presidentit, për sigurimin e reformave, për angazhimin e jashtëzakonshëm të faktorit ndërkombëtar me atë intensitet që si protokoll ndodh në rastet kur duhet ndryshuar regjimi, opozita e Nexhmije Hoxha përkëdhelin njëra-tjetrën duke krijuar tjetër fokus nga ai i interesit të përgjithshëm. 'Nexhmija 2' risjell kakofoninë e akuzës-fantazmë, kësaj radhe për "rrjedhjen" e ditarëve të Enver Hoxhës. Akuza, ndonëse e "konsultuar" është tejet e pakuptimtë edhe pse e liberalizuar, se i drejtohet vetëm erës, si Don Kishoti. Dihet se të gjitha dokumentacionet e Enver Hoxhës (edhe ai personal, edhe ai familjar) pas viteve '90-të duhej të kalonin nga arkivi i KQ të PPSH-së në Arkivin e Shtetit. Kaluan të gjitha apo jo, kjo është çështja. Çuditërisht, tanimë nuk akuzohet as Fevziu që i përdor e as Nevila Koka, meqë prezumohet që dokumentacioni të jetë "vjedhur" (tashmë rrjedhur) në kohë të saj, se në kohë të Shaban Sinanit (njeriu i Nexhmijes) ky problem nuk është ngritur. Personalisht kam ndërhyrë kundër kësaj farse, duke theksuar që dokumentacionin e kanë vetë. Ka qenë pozicion i moderuar, pra pa hollësira, me nëntekst vetëm për ato, që të heshtin tashmë se është turp të tallesh me ditarët e E.Hoxhës e opinionin publik. Por 'Nexhmija 2' nuk ndalet dot nga patologjia e protagonizmit. Ndaj më detyron t'i jap më shumë shpjegime, por përsëri e rezervuar, për t'ia lënë kohës. Dyshoj shumë që pas kësaj fshihet enigma e viktimizimit të të vetmit person përgjegjës si njohës i çështjes, si vartës, si bashkëpunëtor, deri posedues i dokumentacionit, si shefi i arkivit të KQ të PPSH-së. Ky është personi i urdhëruar që dokumentacionin personal (pra "të vjedhur" apo "të rrjedhur") të E.Hoxhës ta ruante në Skrapar në vitet '90-të. Këtë fakt ne e dimë, na e ka pohuar vetë N.Hoxha, siç na e ka pohuar edhe personi në fjalë pas '90-ës. Ky person që ka punuar edhe në arkivin e shtetit më pas, realisht është çelësi i enigmës për t'u hapur kundrejt publikut, ndërkaq që ato vetëm luajnë. Tirret besimi tek prokuroria, gjithë "naze, elegancë e fisnikëri" nga 'Nexhmija 2', për të mbushur faqet e gazetës me këtë farsë. Paradoksale kjo, se kësaj radhe s'ka akuzë, nuk akuzohet askush, përveç se pa kuptuar ato demaskojnë veten e tyre për mashtrim publik të radhës. Do të më lejoni të shtjelloj me këtë rast, ç'më ka shqetësuar, në koherencë të plotë me aktin e fundit të tyre.
Për çfarë bëhet fjalë?
Do ta përmblidhja në një fjali, e cila do analizuar thellë: Përse opozita e mbron Nexhmije Hoxhën? Kjo ka ekzistuar gjithmonë, por së fundmi ka shpërthyer për mendimin tim në formë ekspansive antidemokratike, deri në parlament.
Në se kemi opozitë, a është antikomuniste, siç duhet të jetë ajo? Kjo është aparenca, po thelbi është ai i mëpërtejshëm, si antikombëtar. Sepse vetëvihet hapur në pozicione të kapjes përfundimtare apo të derivatit shumëmënyrësh të shërbimeve agjenturore të huaja. Meqenëse kjo temë është rrahur gjerësisht në librin tim (përfshi pozitë + opozitë), problemi akut shumë i shprehur politikisht nga e majta dhe me segmente te tilla mediatike sot, duhet ritheksuar në mënyrë eksplicite ngulazi: Përse opozita e mbron Nexhmije Hoxhën?
Marr shkas nga sebepi i "lajmit" ekstremisht të çuditshëm (i tillë, sepse veç lajm nuk përbën) që në bibliotekat shkollore figuron literatura e shkrimtarit Fahri Balliu. Madje, me tepër shqetësim, në parlament z.Braçe radhit sikur të ishin kode satanike, veprat prestigjioze antikomuniste të autorit, si: "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha" (botuar në shumë gjuhë e pasur shumë sukses jashtë vendit), "Obelisku i zi" e "Sali Berisha përmes Kasandrave". E vërteta është se bibliotekat shkollore (kush më shumë e kush më pak) detyrimisht janë të pajisura me letërsinë kontemporane antikomuniste prej shumë autorësh. Madje edhe me literaturë politike të autorëve të spikatur si Lubonja, së fundmi Butka, Ngjela, Rama, etj.
Ndaj shqetësimi im shtrohet parimisht: Kundrejt intelektualit Fahri Balliu si person, opozitarët pro Nexhmije Hoxhës mund të derdhin gjithë hordhinë e shpirtit të tyre (qofshin të vërteta deri në penalizim). Por të përflasësh e të ngrihesh kundër veprave të tij, sidomos veprës "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha", kjo përbën problem shumë të mprehtë antidemokratik, sidomos 20 vjet pas rënies së komunizmit. Anatemohet ky autor sikur të ishte ndonjë ideolog sektesh konspirative apo fondamentalistësh të rrezikshëm për njerëzimin. Realisht kemi të bëjmë me vlera të kulturës elitare shqiptare, si shkrimtar, romancier, publicist, analist e pronar i një shtëpie botuese nga lëvrohen libra nga më të shquarit të arritjeve historike e kontemporane botërore, siç është edhe organizator e drejtues i institucionit prestigjioz "De Gasperi". Pikërisht për këtë veprimtari ky intelektual kërkohet nga John Kerry, president i Punëve të Jashtme të Senatit në SHBA, i cili, duke u ndalur kryesisht në veprën "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha" i jep hapësirë të flasë në revistën "Diplomatic World" edhe për arritjet e Shqipërisë. Revistë kjo nga më elitaret në botë, që botohet një herë në 4 muaj, ku sjell vlerat politiko-intelektuale me recentë ndërkombëtarë.
Agresioni ndaj letrave shqipe nuk ndodh për herë të parë. Kështu ka ndodhur me Ismail Kadarenë (jo se hodhi baltë mbi E.Hoxhën, por se hodhi baltë edhe mbi Nexhmije Hoxhën) organizuar po nga N.Hoxha, me autor Lubonjën e të ndjerin A.Klosi. Po ashtu, me librin e Fevziut të djegur disa herë (gjë që e kam kundërshtuar furishëm, e sigurt që janë të organizuara nga N.Hoxha) jo se e nxjerr E.Hoxhën kriminel, por se zbulon atë që s'e dinte askush: E.Hoxha është gjetur i vdekur në shesh. Rikthimi pa tempizëm në sulm ndaj veprës së Fahri Balliut është i qartë që kërkon të krijojë fokuse "zjarri" artificialë, madje në parlament, për të bojkotuar drejtpeshimin e punës së tij për realizimin e reformave që kërkohen me kaq insistim nga ndërkombëtarët.
Çështjen "pse opozita mbron N.Hoxhën" do ta shtroja edhe në shembuj të tjerë.
Cilat janë ato?
E kuptoj që opozita duhet të reformojë jo vetëm fjalorin, por edhe vlerësimin ndaj Enver Hoxhës. Kjo paturpësisht vetëm për vota, se elektorati i majtë e kërkon këtë sot (ndërsa është PS që e hodhi në kosh të plehrave E.Hoxhën në vitet '90, kundrejt të djathtës që natyrisht do ta luftonte). Por nuk mund të ketë as teorikisht e as praktikisht asnjë shqiptar sensibël ndaj Nexhmije Hoxhës përveç "sistemit" të saj, - makineri që punon pa pushim duke u fshehur mbas Enver Hoxhës. Metoda të tilla gjoja të rafinuara, por në fakt jashtëzakonisht të trasha, i njoh në sulm edhe ndaj meje, kryesisht prej Edi Ramës, pikërisht në mbrojtje të N.Hoxhës. Nuk ndodh për asnjë autor që, së paku gjatë reklamimit të librit të tij (kritika për veprën është tjetër gjë), të goditet në interes të pushtetit okult të N.Hoxhës siç ndodhi me mua për librin "Pushtimi i Brendshëm". Përjashto Fevziun, - që doemos do provokonte profesionalisht, madje edhe meskinitete (çka nuk mungon në oborret dinastike) në zbërthim të temës qendrore, - të cilin do ta vlerësoja për emancipim të brendshëm, duke qenë nga më të kritikuarit në librin tim, sepse informacioni dhe vlerat duhen njohur pavarësisht nga e drejta e secilit për të gjykuar sipas konstitucionit intelektual personal. Ndërsa ndonjë gazetar i majtë, teksa i bëri bujë tepër të madhe librit tim, pra "më nderoi", njëkohësisht më çnderoi me perversitetet e komanduara, të denja vetëm për Edi Ramën. Sidomos për një foto timen, ku unë puth E.Hoxhën, të paralizuar, në karrigen me rrota, vetëm disa ditë para vdekjes. Perversiteti ishte identik me atë të Ramës, që vë publikisht në dyshim në se djalin e ka të vetin apo të babait me gruan e tij. Ky gazetar, që fillimisht ka qenë më kritizeri i Ramës, sot është beniamini i tij. Rama, në librin "Kurban", i jep 'kurorën e dafinës' sikur është roli i këtij gazetari që e bëri liderin opozitar, "tolerant" ndaj medias (retorikë kjo, se s'ka pasur deri sot superfuqi që të kontrollojë median më shumë se ajo e Ramës). Nuk mjaftoi as kjo, por pyetem në se do i shkoj në varrim N.Hoxhës kur të vdesë. Nuk di çfarë emri t'u vë makabriteteve të tilla të trajtuara si "previzione humane" kundrejt "antihumanizmit" tim. Një tjetër gazetare e Vitrinës së librit, në një televizion shumë të shikuar, më bën pyetje fashiste, raciste, homofobe, përveçse mediokre, në kontradiktë të hapur me pozicionin ndaj N.Hoxhës. Si mund të jesh fashist me djalin dhe nusen e djalit të saj dhe jo fashist me vetë Nexhmije Hoxhën? Ja përafërsisht disa prej pyetjeve drejtuar mua, për reklamimin e librit: Ju keni jetuar mirë; si i jepni vetes të drejtën të dilni kundër N.H? Ju mund të kishit pasur fatin e fëmijëve të Çausheskut ndaj, pse s'ju mjafton që jeni gjallë, por keni ambicie të ndërhyni në shoqëri me ketë libër? Dhe më e turpshmja: Më së shumti shahet burri juaj, që ngrihet përkrah jush, kundër nënës së vet. Përgjigjet e mia do të kishin qenë një bumerang diskreditimi për atë televizion prestigjioz, por preferova të mos lejoj kërrkënd të guxojë të më drejtohet në këtë mënyrë. Ndaj kjo intervistë nuk e pa dritën e diellit. Po çfarë është një gazetare e thjeshtë me shefa mbi kokë, krahasuar me imagologët politikanë që e kujtojnë veten ideologë, madje shkrimtarë, por që mendërisht janë akoma në kohën e artit naiv, si Ben Blushi, i cili veç ka deklamuar urdhrin e PS, që, "unë, Liliana Hoxha, shaj familjen time", duke 'harruar' që lideri i tij ka blasfemuar për familjen e tij, vetëm për skerco mentale. Për varfëri mendore të tyre edhe Svjetllana u ngrit kundër të atit, Stalinit, tek ishte shumë e përparuar, sepse demaskoi komunizmin ende në komunizëm. Sipas këtyre kokave opozitare ajo u shtrydh si limoni, se nuk arrijnë të kuptojnë aspiratat e Svjetllanës, që kërkonte veç të rrëfente të vërtetën në emër të nënës së saj e të të gjitha viktimave staliniste, e më pas të jetonte e lirë në SHBA, larg komunizmit. Kështu edhe djali i Enver Hoxhës, Sokoli, ngrihet kundër nënës për të atin e të gjitha viktimat e atij sistemi, të cilin nuk e degjeneroi Enver Hoxha, por e degjeneroi N.Hoxha me Ramiz Alinë, në një sistem serbo-sllavo-grek, nën kultin e Enver Hoxhës. Ndaj zotërinj opozitarë, jini më seriozë, mos ju servirni të pamundurve, të paushqyerve të sotëm, simbolin "N.Hoxha", si garanci të mbijetesës që patën dikur prej Enverit, e kurrsesi prej saj! Por krerët e PS janë në hall, se ende i detyrohen prej "dokumenteve në sirtar", me të cilat ajo i mban varur. Lumturisht më së fundi doli nga strofulla për të më kërcënuar mua me to, por vetëm blofoi. Për Ramën e të tjerët ajo nuk blofon, sepse ka me të vërtetë me se t'i kërcënojë.
Opinioni publik nuk është mediokër. Ai do medoemos ndryshim, por ndryshimi të vijë për standarde jete e jo thjesht për rotacion, i cili është mirë të bëhet. Siç thashë, opozita, sot pa vizion, duhet t'i përgjigjet urgjentisht emergjencës së ndryshimeve konstruktive e realizimit të reformave. Të përpunojë programe, se si të qeverisi më mirë kur të vijë në pushtet. Opozita duhet të ndalojë shpërbërjet obstruksioniste. Sipas Joyces, "Asnjë zhbërje e mëpasshme s'ka për të zhbërë zhbërjen e parë". Ndërsa opozita vazhdon të zhbëjë.
Ka zëra që ju keni kaluar djathtas!?
Këto janë zërat e dy Nexhmijeve e robërve të tyre të PS-së, për të injoruar zbërthimin historik që i kam bërë realitetit shqiptar që pas çlirimit e deri sot, duke vënë gishtin mbi fajtorët konkretë. Por duhet thënë që vizioni im është universal dhe i bazuar domosdoshmërisht mbi parimet që kondicionojnë këto këndvështrime. Jam e djathtë për të drejtat e individit, filluar nga zhdëmtimi ekonomiko-moral i të persekutuarve nga regjimi komunist. Jam emotivisht e majtë për politika sociale nga shteti, ekonomike, shëndetësore, arsimore, detyrimin për punësim të individit etj., së paku deri në garantim të barazisë për mbijetesë të të gjithë popullsisë (të mos ketë absolutisht asnjë individ ekstremisht të varfër). Mund të jem e djathtë për pasion nacionalist dhe ëndërr për bashkimin e të gjitha trojeve shqipfolëse. Pra jam krejtësisht e lirë dhe s'lejoj njeri të më privojë lirinë e mendimit, e sigurt që s'i bie në qafë kujt, përveçse i shërbej modestisht popullit tim, me vizionin tim, nga cilido kah të jetë e mira e tij.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)