Liljana Kondakçi prangoset në Selanik, kërkohej nga Italia
Këngëtarja e njohur shqiptare prangoset sërish në lidhje me akuzat për trafik droge
GREQI – Një ndër emrat me të njohur të muzikës së lehtë shqiptare është arrestuar ditën e djeshme në Selanik për llogari të Drejtësisë italiane. Liljana Kondakçi është arrestuar ditën e djeshme në një banesë në qytetin e Selanikut, të cilën e kishte marrë me qira. Ajo nuk ka arritur t’i mbyllë hesapet me Drejtësinë italiane pas ndalimit që iu bë disa kohë më parë. Pikërisht në momentin që Kondakçi ka dalë nga Shqipëria, është vënë në prangat e policisë greke, pasi emri i saj figuronte në listat e personave të shpallur “wanted” në vendet e Bashkimit Europian. Këngëtarja e njohur shqiptare akuzohet nga Drejtësia italiane si e përfshirë në një rrjet trafikimi të lëndëve narkotike në Itali.
Arrestimi
Ka qenë Policia e Antidrogës ajo që ka ekzekutuar ditën e djeshme urdhrin e Drejtësisë italiane për arrestimin e këngëtares Liljana Kondakçi. Ajo është arrestuar në një banesë të Selanikut, që e kishte marrë me qira. 58-vjeçarja ishte shpallur në kërkim disa vite më parë si anëtare e një prej bandave të trafikut të drogës në Itali. Mediat italiane sollën disa herë në fokusin e tyre çështjen e këngëtares shqiptare duke bërë të ditur se 58-vjeçarja, e konsideruar në Shqipëri si pasuri kombëtare, është përfshirë në rrjetin e trafikut dhe është shpallur person në kërkim ndërkombëtar. Tashmë pritet që Gjykata e Selanikut të marrë në shqyrtim kërkesën për ekstradimin e Kondakçiut për në shtetin italian, nga ku është lëshuar urdhri i arrestimit.
Historia e “La mama”-s
Historia e akuzave për këngëtaren Liljana Kondakçi ka nisur në maj të vitit 2006, kur siç bënë të ditur mediat italiane, Kondakçi, e njohur ndryshe me pseudonimin “la mama”, u arrestua në stacionin e trenit Sibari në Cosentino me tre kilogramë kokainë në çantë. Asaj kohe ajo kishte deklaruar se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Prokuroria e Castrovillari-t kërkoi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për artisten dhe pritësin e mallit, i cili rezultoi se ishte një shqiptar. Në tetor të vitit 2008 vjen vendimi i ri i gjykatës: urdhri për arrestimin e këngëtares nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikeve, urdhër i cili mbeti i pazbatuar për shkak se Kondakçi ishte larguar nga Italia. Nga ana e saj këngëtarja është shfajësuar disa herë publikisht për dyshimet se ajo është pjesë e një bande trafiku të drogës. Në një prononcim në një media ajo ka përgënjeshtruar njoftimet që vinin përtej detit se ajo rezulton anëtare e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike. ”S’kam probleme me Drejtësinë italiane. Lajmi se për mua është prerë një urdhër arresti nuk është i vërtetë", - ka deklaruar Kondakçi.
Rruga Durrës-Kukës merr tjetër viktimë, bie nga 60 metra lartësi punëtori
KUKËS – Një punëtor i urës së segmentit Kolsh-Mysmamëz, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, u aksidentua dje duke gjetur vdekjen. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se shtetasi Përparim Gjonaku, 36 vjeç, humbi jetën pasi ra nga 60 metra lartësi teksa po punonte në strukturat e një ure. Hetimet e deritanishme tregojnë se punëtori ishte i pasiguruar teknikisht, pasi nuk ishte lidhur me asnjë mbajtëse, e cila është e detyrueshme për t’u përdorur në raste të tilla rreziku. Gjonaku ishte mbështetur në një llamarinë, e cila është përkulur, ndërsa punëtori ra në humnerë pa asnjë mundësi shpëtimi. Forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes si pasojë e reagimit të punëtorëve të tjerë që janë shprehur të rrezikuar nga puna që bëjnë në kushte të vështira.
Disa prej punëtorëve që po kryejnë punime në këtë segment janë banorë të rretheve të Shqipërisë Qendrore, që janë punësuar në projektin e ndërtimit të segmenteve të rrugës Durrës-Kukës. Në këtë segment rrugor u shënuan para disa muajsh edhe dy viktima të tjera, ku njëri ishte nga Kukësi dhe tjetri shqiptar nga Maqedonia.
Pranga 4 shqiptarëve me 8 kg kokainë
ITALI – Skuadrat e Antidrogës në Policinë e Bolonjës kanë vënë në pranga 12 persona të akuzuar për mbajtjen dhe trafikimin e 8 kilogramëve kokainë të pastër. Katër nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe mes tyre mësohet se është edhe një i mitur. Shefi i grupit mësohet se ka qenë Roland Turku, 26 vjeç, shqiptar, i cili mbante lidhje direkte me bashkëpunëtorët në Holandë për linjat e trafikimit të drogës. Policia pohon se edhe dy shqiptarë, bashkëpunëtorë të Roland Turkut, janë arrestuar, ndërkohë që ra në pranga edhe një i mitur. Aksioni është zhvilluar në Bolonja dhe Veneto. Të arrestuarit tjerë janë Ervin e Doza Leka, njëri prej të cilëve ishte inxhinier elektronik. Në banesën e tyre në Bolonja, afër Budrios, policia tha se ka sekuestruar 6 pako me kokainë me peshë 8 kilogramë, si dhe një sasi prej 45 mijë eurosh.
Bie furgoni nga ura, humbin jetën dy persona
TROPOJË - Një furgon pasagjerësh është rrëzuar pasditen e djeshme nga ura Kolgecaj në afërsi të fshatit Cerrnicë në Tropojë. Burime nga Policia bëjnë të ditur se mjeti tip furgon, i drejtuar nga shtetasi Sali Kurmeka, ka rënë nga lartësia 100 metra, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Dyshohet se dalja nga rruga dhe rënia e mjetit në ujërat e lumit Valbonë ka ardhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit.
Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Policisë Tropojë, e cila bën të ditur se janë nxjerrë nga lumi trupat e dy personave që ndodheshin në furgon, ndërsa aktualisht nuk rezulton asnjë i zhdukur. Viktimat janë drejtuesi i mjetit Sali Kurmeka dhe një grua ende e paidentifikuar.
Pashkët, fluks emigrantësh në pikat kufitare
GJIROKASTËR - Festa e Pashkëve ka rikthyer në Shqipëri mijëra emigrantë. Fluksi më i lartë i emigrantëve është regjistruar kryesisht në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar kufirin mbi 9 mijë persona dhe 3 mijë automjete. Ndërsa në orët e fundit kanë hyrë drejt tokës shqiptare mbi 3800 shtetas dhe një mijë automjete. Aktualisht nuk ka fluks në këtë pikë doganore, ndërsa po punohet me 8 sportele. Edhe në Kapshticë ka rënie të fluksit të emigrantëve që kthehen nga Greqia. Në orët e fundit janë regjistruar 1400 persona dhe 380 automjete, ndërsa pala shqiptare vijon të punojë me 8 sportele.
5 Prill 2010