Tiranë, zjarr nënjë banesëpranë Medresesë
TIRANë- Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot një banesë në katin e 7-të të një pallati në zonën e Medresesë në Tiranë. Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar sot në mesditë në drejtim të zonës së Medresesë pas sinjalizimit se tymi i madh kishte përfshirë një apartament pallati.
Zjarrfikësit e 2 zjarrfikëseve mundën të izolojnë zjarrin që rrezikonte të përfshinte dhe apartamentet e tjera. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qënë lënia ndezur e një paisjeje elektroshtëpiake. Fatmirësisht në momentin që ka shpërthyer zjarri në banesë nuk kishte njeri. Pritet të hetohet më tepër rreth shkaqeve të zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)