Detyrim paraqitje për këngëtarin Erjon Korini
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë këngëtarin Erjon Korini, i cili u arrestua disa ditë më parë nën akuzën e kanosjes ndaj të fejuarës. Togat e zeza kanë vendosur ndaj Korinit masën shtrënguese “detyrim paraqitje”. Këngëtari u ndaluar 3 ditë më parë, nën akuzën e dhunimit dhe shkaktimit të vetëvrasjes në tentativë, pasi e fejuara e tij, Marvina Stefa, tentoi të hidhej nga ballkoni mbrëmjen e së martës. Ndërhyrja e policisë ka mundur të ndalojë edhe tragjedinë, ndërkohë që 24-vjeçarja ka deklaruar përpara forcave të policisë, se dhunohej sistematikisht nga i fejuari i saj, këngëtari Korini. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në rrugën “Babë Rexha”, aty ku edhe banonte Marvina, ndërsa para punonjësve të policisë dhe gjykatës Korini ka deklaruar se nuk e ka dhunuar të fejuarën. Ai ka pohuar se midis tyre ka pasur disa mosmarrëveshje, por nuk e ka detyruar asnjëherë të ndërmerrte veprime të tilla.
#