E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritat e kuqe, në gjyq pesë persona për shfrytëzim prostitucioni

Dosja Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për tri studente që kryenin marrëdhënie seksuale me klientë VIP

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për pesë persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese. Tre studente janë vënë nën akuzë nga prokuroria, pasi në një hotel luksoz në kryeqytet, kundrejt pagesave nga 200 deri në 400 euro, kryenin marrëdhënie seksuale. Nën akuzë janë edhe dy tutorët e vajzave që mendohet se ishin organizatorët e këtij rrjeti të paligjshëm. Sipas akuzës, tri vajza nga rrethe të ndryshme të vendit, paralelisht me studimet në universitet, kishin vendosur të shisnin trupin në hotele luksoze, kundrejt pagesave të majme. Për të plotësuar rrjetin, që sipas policisë ishte tepër i sofistikuar, tri vajzat kishin zgjedhur të shfrytëzoheshin nga dy tutorë, kundrejt përqindjeve të caktuara, kjo në varësi të punës dhe klientëve. Të pandehur janë vënë Besim L., Fjoralba Ll., Gentian B., Gerta M., dhe Ornela C. Sipas prokurorisë, në kuadër të operacionit “Red Lights” (dritat e kuqe), u arrestuan të lartpërmendurit, ndërsa ata ishin nën vëzhgim prej disa muajsh. Në momentin e arrestimit dy tutorët kishin siguruar klientët VIP, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, ndërsa vajzat kishin zënë vend në dhomat e hotelit luksoz. Sapo klientët kanë shkuar në dhomat e rezervuara, skuadra e agjentëve dhe oficerëve të antitrafikut ka ndërhyrë, duke realizuar arrestimin në flagrancë të tyre. Sipas policisë, në momentin e arrestimit, vajzat prostituonin në këmbim të shumave që arrinin deri në 400 euro për klient. Pas arrestimit të vajzave, Policia e Tiranës doli në një njoftim për shtyp, duke deklaruar se “këto shtetase janë arrestuar në një hotel luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës që varionte nga 200 deri më 400 euro”. Për një periudhë 4-mujore, dy prej të pandehurve kishin ndërtuar një rrjet të sofistikuar për shfrytëzimin e shumë femrave, ku pasi realizonin rekrutimin duke shfrytëzuar, vështirësitë ekonomike dhe problemet familjare të tyre, i rekrutonin ata dhe më i pas i shfrytëzonin në hotele luksoze në Tiranë, duke u siguruar klientë të huaj dhe VIP

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›