PS, Beqja: Qeverianë panikun ekrizës ekonomike
TIRANë- Gjatë një konference për shtyp PS thellon akuzat ndaj qeverisë. Sipas nënkryetarit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Ilir Beqja, vendi po përjeton një gjendja të rëndë ekonomike. Beqja deklaron se vetëm për 5 muajt e parë të këtij viti, në arkën e shtetit mungojnë 12.4 miliardë lekë, si pasojë e dështimit të qeverisë në mbledhjen e të ardhurave tatimore:
“Po mbushet gjysma e vitit dhe është momenti të themi me plot gojën se keqadministrimi fiskal po e çon vendin në humnerë. Edhe në muajin maj vazhdon të thellohet defiçiti në të hyrat në buxhetin e shtetit. Në pesë muajt e parë të vitit 2010, qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave tatimore. Mungojnë 12,4 miliardë lekë në arkën e shtetit”, - theksoi Beqja.
Sipas tij, sot individët jetojnë më keq se një vit më parë, bizneset e vogla dhe të mëdha po falimentojnë dhe Banka Botërore deklaron se janë rritur taksat e rryshfetit dhe të kohës. Ndërkohë që Sali Berisha sipas tij, vazhdon të thotë që vendi ka një rritje ekonomike, të dhënat tregojnë krejt të kundërtën, e xhepat e qytetarëve sa vijnë e mbeten akoma më bosh.
“Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 5 muajt e parë të vitit 2010. Në panikun e krizës politike dhe ekonomike ku është vendi, Sali Berisha po bën garë me gënjeshtrën”, - nënvizoi Beqja.
(m.a/BalkanWeb)