Bate-Valencia endrra lavdie

Valencian e pret sfida me kryesuesit e Grupit F, BATE Borisov në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk. BATE shkaktoi një prej surprizave më të mëdha të këtij sezoni në Champions League, ku në fillim të tetorit mposhti 3-1 Bayern Munich, finalistët e edicionit të kaluar.
“E dimë që BATE është një skuadër shumë e mirë. Ata e nisën në mënyrë të jashtëzakonshme fazën e grupeve. Kemi ardhur këtu për të bërë një paraqitje të mirë, të marrim tri pikët dhe të rrisim shanset tona për tu kualifikuar”, deklaroi sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado.
Ndërkohë, tekniku i spanjollëve, Mauricio Pellegrino nënvijëzoi se sfida me BATE Borisov është vendimtare për skuadrën e tij. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të fitojmë për të qëndruar në garë. Nuk mund t’ia lejojmë vetes një humbje, pasi kjo do të bënte që sfida tjetër të ishte për jetë a vdekje”, tha ai.
Tekniku i Valencias komentoi edhe problemet që skuadra e tij ka në repartin e mbrojtjes. “Problemet që kemi pasur në këtë sezon në repartin difensiv mund të na shkaktojnë humbjen e kësaj ndeshje. Duhet të luajmë më mirë dhe të mos bëjmë më kaq shumë gabime. Gjithashtu duhet të kthehemi te fitoret jashtë fushe, të cilat kanë kohë që na mungojnë”, deklaroi Pellegrino.
Me fitoren përballë Bayern-it, BATE mori kryesimin e Grupit F, në kuotën e 6 pikëve. Bjellorusët i kanë fituar me shifrat 3-1 të dyja sfidat e para. Në anën tjetër, Valencia ndodhet në kuotën e 3 pikëve, aq sa kanë edhe bavarezët e Jupp Heynckes, ndërsa Lille mbyll grupin me zero pikë.
Valencia u mposht 2-1 në ndeshjen e parë në Mynih, ndërsa më pas arriti të fitonte me shifrat 2-0 në shtëpi përballë Lille. Sfida me BATE-n është ndeshja e parë në histori për ekipin spanjoll përballë një kundërshtari nga Bjellorusia.