E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe perdornin doping si Armstrong

“Në kohën e Lance Armstrong të gjithë çiklistët përdornin doping”. Kjo është deklarata bombastike e presidentit të WADA-s, John Fahey, në një intervistë për radion australiane, “ABC”.

“Ishte një kulturë shumë e përhapur. Tashmë, të gjithë ata që administronin çiklizmin në atë kohë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”.

Numri 1 i Agjencisë Botërore të Antidopingut përgëzoi Federatën Ndërkombëtare të Çiklizmit për mënyrën si arriti të menaxhonte çështjen e skuadrës “Us Postal”. Ai tha: “Duhet të tregojmë se ajo kohë ka kaluar. Nevojiten përgjigje për të ecur përpara”.

Megjithatë, Fahey, ka folur edhe rreth përgjegjësive të federatës: “Duke qenë se dopingu ka qenë kaq i përhapur, natyrshëm që lindin disa pyetje. Cilët duan ta luftojnë? Kush janë ata që punojnë kundra nesh? Përse nuk u ndalua më parë?”.

Sipas ËADA-s, gjithçka rreth çështjes “Armstrong” është “skandali më i madh i dopingut në historinë e sportit që tashmë po shkon drejt një zgjidhje të përshtatshme”.

Ndërkohë, kreu i Agjencisë Botërore Antidoping ka kërkuar që UCI të mos mjaftohet vetëm me ratifikimin e sanksioneve të USADA-s kundër ish-shtatë herë fituesit të “Tour de France”, por ti shkojë deri në fund çështjes, për të hedhur dritë mbi këtë skandal.

Ndërkohë, ndaj Armstrong kanë ardhur edhe akuzat e një kompanie sigurimesh nga Teksasi, që ka hapur padi penale kundër kampionit të US Postal, pasi në vitin 2004 ata i paguan 7,5 milionë dollare shpërblim çiklistit, në formë bonusesh për paraqitjen në “Tour de France”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›