Reali ne kaos sherr Casillas-Ronaldo

Harrojeni Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin: vota e Iker Casillas për “Lojtarin më të Mirë” të vitit 2012, që jepet së bashku me “Topin e Artë” do të shkojë për Sergio Ramos.
Kapiteni i përfaqësueses së Spanjës dhe Realit të Madridit ka përzgjedhur tre emrat për të cilët do të votojë, ku pikët maksimale ai do t’ia japë Sergio Ramos, ndërsa në vendet dy dhe tre ka përzgjedhur Cristiano Ronaldon dhe Xavin.
Sipas sistemit të votimit, secili kapiten i ekipeve Kombëtare, trajnerët dhe gazetarët mund të zgjedhin secili nga tre emra. I pari në listë fiton 5 pikë, i dyti 3 dhe i treti vetëm 1.
Por, fakti që Casillas ka vendosur që Cristiano Ronaldo të jetë zgjedhje e dytë, ka krijuar të tjera polemika në radhët e Realit të Madridit. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi portugez nuk e ka pritur mirë vendimin e portierit, pasi priste mbështetje maksimale prej “gardianit” në garën kundër Lionel Messit.
Tensioni është konfirmuar edhe në stërvitjen përpara ndeshjes në Champions League kundër Borussias së Dortmundit, kur pas pohimit të Casillas se do të votonte Ramos, Ronaldo ka debatuar me portierin.
Për të ulur tensionin është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, ndërsa vendimi i kapitenit të Realit për të mos e mbështetur yllin luzitan, është një tregues i qartë i klaneve dhe pakënaqësive që ekzistojnë në radhët e skuadrës “merengue”.