E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe e Ramos, vazhdojnë me Realin

Nga Express më 17 maj 2011 në ora 17:24

Real Madrid ka ‘blinduar’ dy mbrojtësit e rëndësishëm Sergio Ramos e Pepe, të cilët do të jenë pjesë e projektit të Jose Mourinhos. E përditshmja spanjolle, As ka bërë të ditur se mbrojtësi i djathtë spanjoll ka nënshkruar kontratë për gjashtë vjet, me mundësi që ta ri-negociojë atë në vitin 2015, dhe do të paguhet 4.5 milionë euro në vit. Kurse qendër mbrojtësi portugez nënshkroi kontratë 4 vjeçare, derisa do të paguhet 3.8 milionë euro në vit. Pasi i mbylli këto çështje të rëndësishme, klubi madrilen tash do të orientohet kah përforcimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›