E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luiz nuk largohet nga Chelsea

Qendërmbrojtësi i Chelseas, David Luiz ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga Stamford Bridge, duke insistuar se është shumë i kënaqur në futbollin anglez.

Luiz erdhi në Chelsea nga Benfica për 20 milionë funte në janar 2011. Ai fillimisht bëri disa gabime të rënda në mbrojtje, por ka rikthyer formën e mirë pas emërimit të menaxherit të përkohshëm Roberto di Matteo në vend të Andre Villas-Boas.

“Jam shumë i lumtur në Londër. Më pëlqen Londra dhe Chelsea. Më pëlqen Anglia dhe paraqitja në Premierligë”, deklaroi Luiz për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›