Higuain, i lumtur në Real

Chelsea, Juventus dhe Manchester City do ta kenë vështirë të transferojnë sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain, pasi babai i tij ka bërë të ditur se ai është i lumtur në Santiago Bernabeu.
Higuain është spekuluar me largim nga gjiganti madrilen në fund të këtij sezoni, pas statusit të zëvendësuesit në ekipin e Jose Mourinhos. Por, babai i tij, Jorge i tha agjencisë së lajmeve Telam se biri i tij nuk mendon të braktisë Realin.
“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj. Ai ka edhe katër vite në kontratën e tij dhe është i lumtur në Madrid”, deklaroi Jorge.