Kapen dy kosovarë për hajni xhepash

Policia e Kantonit të Zürichut ka ndaluar të martën në aeroportin e këtij qyteti dy vjedhës xhepash, shtetas kosovarë. Njëri prej tyre kishte ndalesë qëndrimi në Zvicër.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, të dy kosovarët kanë pranuar se kanë kryer tashmë disa vjedhje, transmeton Albinfo,
Në kuadër të një aksioni të drejtuar kundër hajnave të xhepave, valixheve dhe me truqe, policët i kanë identifikuar dy kosovarët duke u bazuar në sinjalizimin e bërë nga personat e vjedhur.
Të ndaluarit janë një burrë 44 dhe një tjetër 41 vjeçar. Kontrollimi i mëtejmë ka treguar se 44 vjeçari e kishte të ndaluar hyrjen dhe qëndrimin në Zvicër./Indeksonline/