Lina Wertmuller, në Tiranë për Vështrime italiane
në vitin 1976, për filmin "Seven Beauties" (Shtatë bukuritë).Emri i saj përmendet gjithashtu nga Libri i Rekordeve "Guinness" dy herë radhazi për emrin e saj të lindjes, por edhe për titujt e filmave më të gjatë në historinë e kinematografisë botërore. Në librin Guinness theksohet se emri i saj origjinal është Arcangela Felice Assunta Wertmüller von Elgg Español von Braueich (shkurtimisht, Lina Wertmuller), ndërsa filmi me titullin më të gjatë i përkon vitit 1979, me plot 179 karaktere "Un fatto di sangue nel comune di Siculiana fra due uomini per causa di una vedova. Si sospettano moventi politici. Amore-Morte-Shimmy. Lugano belle. Tarantelle. Tarallucci e vino". Titulli i këtij filmi italian, njihet shkurtimisht nga IBMD (arkiva e kinematografisë botërore), por edhe nga Libri i Rekordeve Guinness si "Blood Feud (Gjakmarrja) apo "Revenge" (Hakmarrja). Regjisorja e shquar italiane Lina Vertmuller merr pjesë në përurimin dhe prezantimin e ekspozesë kinematografike Vështrime italiane. Kjo ekspoze, që promovohet me rastin e 20-vjetorit të Kooperacionit italian në Shqipëri, konsiston në shfaqjen e 8 filmave, kryevepra të kinematografisë italiane në vitet 1950-1970, që ilustrojnë kuadrin historik e shoqëror të Italisë së atyre viteve. Titulli Vështrime italiane ka për qëllim të vërë theksin sidomos në karakteristikën e këtyre filmave si dëshmi e një shoqërie në evolucion të thellë: vitet e rindërtimit, të boom-it ekonomik dhe të të gjitha atyre kontradiktave që kanë karakterizuar shoqërinë italiane të asaj periudhe. Filmat e ekspozesë: Mimi metallurgico ferito nellonore (1972, regjia: Lina Vertmuller), Il medico della mutua (1968, regjia: Luigi Zampa), Matrimonio allitaliana (1964, regjia: Vittorio De Sica),Ieri, oggi, domani (1963, regjia: Vittorio De Sica), Le mani sulla citta (1963, regjia: Francesco Rosi), Rocco e i suoi fratelli (1960, regjia: Luchino Visconti), Peccato che sia una canaglia (1954, regjia: Alessandro Blasetti),I vitelloni (1953, regjia: Federico Fellini). Në vitin 1962 ajo njihet me Frederiko Felinin, i cili i ofron asaj vendin e asistent regjisores në filmin "Otto e Mezzo" (8 e gjysmë). Një vit më vonë, Wertmuller realizon filmin e saj të parë "The Lizards" (I Basilischi), një film që merr subjektin nga italianët e jugut (pararojë e subjekteve që e motivuan më tej në karrierën e saj regjisoriale).
Last Updated on E Premte, 16 Prill 2010 20:12