E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lincensa për 3G Berisha: Lajm i mirë të ulet tarifa e sms-ve

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha e cilësoi një lajm të mirë hapjen e garës për licencën e dytë 3 G për operatorët e telefonisë mobile.

"3G është një lajm shumë i mirë për qytetarët dhe se me fillimin e funksionimit të licencës së dytë, do të ketë një garë më të hapur dhe konkurrencë më të drejtë dhe të ndershme, ndërsa do të ketë një ulje më të sigurtë të çmimeve dhe shërbimeve që ofron rrjeti 3G, që është aktualisht rruga më e mirë e përcjelljes së internetit dhe shërbimeve të tij"- deklaroi kryeministri Berisha ne mbledhjen e sotme të qeverisë. 

Ai theksoi se "kjo do të ndikojë pozitivisht në çmime, shërbime dhe në shfrytëzimin e të gjitha potencialev që ofron lundrimi në internet".

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha vuri në dukje se "marrëdhëniet me kompanitë celulare janë shumë të mira, por presim një qëndrim të ri ndaj mesazheve sepse tarifat janë ende për t'u ulur".

Ai tha se Enti Rregullator ka bërë studime dhe në përputhje me ligjin e vendit dhe atij ndërkombëtar, do të bëjë ndërhyrjet e tij.

Duke ftuar kompanitë celulare të shqyrtojnë këto tarifa në interesin e tyre më të mirë, Berisha deklaroi se telefonia mobile ka njohur një zhvillim të madh dhe ka nisur një shfrytëzim masiv i kësaj mundësie.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›