"Der Spiegel": Lufta për Tiranën la në hije progreset e bëra
TIRANE- Tensionet politike që kanë përfshirë zgjedhjet e fundit po dëmtojnë shanset e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Kështu shkruhet në një artikull të revistës Gjermane “Der Spiegel”, e cila bën një analize mbi situaten aktuale ne vendin tone. Sipas “Der Spiegel” vendi është i ndarë në dy kampe politike ndërsa protestuesit kanë dalë në rrugë duke premtuar nje revolucion.
“Shqipëria është një vend anëtar i Nato-s dhe aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane, por pikëpyetjet e ngritura rreth zgjedhjeve lokale dhe posaçërisht për ato për kryetarin e bashkisë së Tiranës i kanë ulur shanset qe kjo ëndërr të behet realitet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas “Der Spiegel”, në të gjithë Ballkanin, qeveritë e rajonit po punojnë fort që të merren seriozisht si vende potencialisht anëtare të Bashkimit Europian. Serbia po punon për marrëveshje dhe pajtim me Kosovën, Maqedonia dëshiron të lerë menjanë konfliktin për çëshjten e emrit me Greqinë ndërsa Kroacia ka nxjerrë përpara drejtësisë kriminelet e saj të luftës.
“20 vjet pas rënies së perders se hekurt, vetëm Shqipëria ka ngelur prapa” shkruan Der Spiegel e cila i referohet vezhguesve të shumtë që e konsiderojnë Shqipërinë si “një fortesë së armëve, drogës dhe trafikantëve të femrave si dhe atdhe i gjakmarrjes”.
Por për më tepër lufta mes Ramës dhe Bashës për kryetarin e bashkisë së Tiranes ka lënë në hije edhe ndonjë progres politik të bërë për dy vjet. Sipas kësaj reviste shumë të rëndësishme gjermane, “rivaliteti mes këtyre dy njerëzve nxjerr në pah problemin e Shqipërisë. Elita politike nuk është e përgatitur për të pranuar humbjen në kutitë e votimit, ndërsa organeve demokratike të shtetit u mungon autoriteti i nevojshëm.” shkruan prestigjiozja Der Spiegel.
(NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Der Shpigel: Tensionet politike pengesë për Shqipërinë për në BE