Tiranë, krimi kompjuterik, 16 persona nën hetim
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 16 personave të cilët akuzohen për konsumimin e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”.
Uniformat blu bejne me dije se këto persona nëpërmjet paisjeve elektronike dhe internetit kanë trasmetuar në mënyrë të paligjshme sinjal të disa Kompanive Televizive Dixhitale.
Policia e Tiranës me anë të operacionit të koduar ‘Transmetimi’ te kryer mbremjen e djeshme ka mundur të kontrollojë subjekte tregtare dhe banesa në të cilat dyshohej për transmetime të jashtëligjshme.
Gjatë kontrollit të ambjenteve policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 74 aparate “Dreambox” të klonuar për marrjen dhe trasmetimin e sinjaleve televizive, 27 aparate “Dream Multimedia”, 1 aparat “Sky”, 8 sisteme sisteme kompjuterike të përshtatur si servera, për administrimin e rrjetit trasmetimit, 2 njësi kompjuterike lap-top, 1 modem, 96 copë CD 96 dhe 7 karta dixhitale.
Uniformat blu po vijojnë punën për të identifikuar persona të tjeë të përfshirë në këtë aktivitet.
(e.m/BalkanWeb)