Manjani: Maxhoranca ka prodhuar legjislacion të pavlefshëm

Tre vitet e maxhorancës së djathtë kanë prodhuar legjislacion antikushtetues dhe të pavlefshem juridikisht. Kështu ka konkluduar Partia Socialiste, e cila nëpërmjet Ylli Manjanit, ka numëruar ligjet që kushtetuesja i ka rrëzuar qeverisë, ligjet që nuk përputhen me legjislacionin europian, dhe ligjet që nuk jane botuar ne fletoren zyrtare duke u shndërruar atë në instrument të pavlefshem. Sipas Manjanit, PS-ja ka gati programin e saj , në mënyrë që kur të vijë në pushtet të rregulloje problemet e krijuara nga kjo maxhorancë në kuadrin ligjor në vend.