Lindja dhe riafrimi SHBA-Rusi
"Riafrimi" ("reset") ne marredheniet SHBA-Rusi, kristalizuar me 6-7 korrik 2009 me viziten e suksesshme te Presidentit amerikan Obama ne Moske, po detyron administraten amerikane te kryeje nje vallezim delikat diplomatik per te siguruar vendet e Evropes Lindore qe dikur benin pjese ne sferen sovjetike te ndikimit, se ato nuk do te sakrifikohen ne emer te kesaj politike te re.
Me 20-23 korrik, zv/presidenti amerikan, Xho Bajden, vizitoi Kievin e Tbilisin per te siguruar Ukrainen e Gjeorgjine se Amerika nuk do t'i braktise per te kenaqur ambiciet ruse mbi keto vende.
Kujtimi i marreveshjes se Jaltes se 1945-es eshte gjithmone i fresket ne mendjen e brezave te moshuar te te gjithe Evropes Lindore, qe linden e u rriten nen komunizmin e imponuar nga Moska.
Ne muajt e fundit te Luftes se Dyte Boterore, duke iu nenshtruar nje logjike te ngushte politiko-ushtarake, e cila kerkonte medoemos bashkepunimin me sovjetiket per te paqetuar Evropen postnaziste, Presidenti amerikan, Franklin Ruzvelt, njohu ndarjen e kontinentit ne dy sfera ndikimi dhe i la dore te lire Stalinit ne Evropen Lindore.
Per 44 vjet, nje "perde e hekurt" ndau me dysh Kontinentin e Vjeter dhe simboli i saj ishte Muri i Berlinit, ngritur nga Hrushovi ne 1961-shin dhe rrezuar ne naten e 9 nentorit 1989, ne kulmin e "epokes" se Gorbaçovit.
Nje angazhim i plote amerikan-mbeshtetur taktikisht prej Kishes Katolike te papes polak, Karol Vojtila-çoi ne renien e komunizmit ne te gjithe Evropen Lindore, qe me nje nxitim prej te urituri per liri, perqafoi demokracine.
Sot, 20 vjet pas '89-es, prej republikave balltike permes Varshaves e Kievit, deri ne Tbilisi (kryeqyteti i Gjeorgjise), ekziston nje frike e perhapur e shqetesim ekzistencial ne Evropen Lindore se, Obama, ne emer te "riafrimit" me Mosken, mund ta braktise perseri nen ndikimin rus kete zone te rendesishme gjeopolitike, ku Xh. W.
Bush predikoi nje "agjende te lirise" ("freedom agenda"), te bazuar ne perparimin e NATO-s deri ne kufijte e Rusise dhe ne nje promovim agresiv te demokracise (SHBA-te pershendeten "revolucionet me ngjyre" te 2003-2004-es, qe sollen ne pushtet Saakashvilin ne Gjeorgji e Viktor Jushçenkon ne Ukraine).
Regjimet e reja properendimore ne Tbilisi e Kiev shihen si nje "hale ne sy" prej Rusise se dyshes Medvedev-Putin, e cila ne gusht 2008 tentoi te rrezonte ushtarakisht Saakashvilin. Perballe asaj shfaqjeje "muskulore", reagimi i Perendimit mbeti (pashmangshmerisht) ne kufijte e denimit diplomatik.
Ne 16 korrik 2009, shqetesimeve qe gjarperojne ne Evropen Lindore i kane dhene jete, me nje leter te hapur drejtuar Obames, e botuar fillimisht ne sitin Internet te se perditshmes polake "Gazeta Wyborcza", 22 personalitete te rendesishme politiko-diplomatike te ish-bllokut lindor, mes te cileve spikasin ish-sindikalisti polak, Leh Valesa e ish-dramaturgu çek, Vasllav Havel, respektivisht presidentet e pare postkomuniste te vendeve te tyre.
Pershkuar prej nje nyje lidhese qe kerkon angazhimin e besueshem amerikan ne konsolidimin demokratik te vendeve te tyre, letra e personaliteteve rikujton luften gjeorgjiane te 2008-es: "Impakti politik i asaj lufte ne rajonin tone eshte ndjere i plote.
Shume vende kane qene thellesisht te shqetesuar ne pamjen e nje Aleance Atlantike ne pozita vëzhguese, ndersa Rusia dhunonte parimet baze te Aktit te Helsinkit, Kartes se Parisit dhe teresine territoriale te nje vendi anetar te planit Partnership per Paqe te NATO-s dhe te Keshillit te Partneritetit euroatlantik.
"Para se te parashtroje 6 propozime konkrete per nje ringjallje te shpirtit euroatlantik (si p.sh. nje nderlidhje me e ngushte BE-SHBA, konsultim prej amerikaneve i Polonise e Republikes Ceke ne çeshtjet qe lidhen me sistemin antirakete dhe lehtesim prej Uashingtonit te regjimit te vizave ndaj qytetareve te vendeve aleate te Evropes Lindore), letra hyn ne zemren e "problemit": "Ne mirepresim "nisjen e re" te marredhenieve ruso-amerikane.
Si vende fqinje me Rusine, natyrshem askush me teper se ne nuk ka interes me te madh ne zhvillimin e demokracise ne Rusi dhe ne marredhenie me te mira mes Moskes e Perendimit. Por ekziston nervozizem ne kryeqytetet tona. Ne kerkojme siguri se nje interpretim i ngushte i interesave perendimore nuk do te çoje ne leshimet e gabuara ndaj Rusise.
Per shembull, sot shqetesimi yne eshte se SHBA-ja dhe fuqite kryesore evropiane mund te perqafojne planin e Medvedevit per nje "Koncert te Fuqive" ne zevendesim te struktures ekzistuese, bazuar ne vlerat e sigurise, te kontinentit. Rreziku eshte se mos veprimet frikesuese dhe ndikimkerkuese te Rusise ne rajonin tone mund te çojne ne nje neutralizim "de facto" te ketij rajoni.
Brenda nesh ekzistojne shikime te ndryshme ne lidhje me qendrimet e reja te Moskes, por ekziston nje konsensus thelbesor se angazhimi i plote i SHBA-ve eshte i nevojshem.
Sikur nje shikim "realist" i marredhenieve nderkombetare te kishte udhehequr politiken e jashtme amerikane te viteve '90-te, ne sot nuk do te ishim ne NATO dhe ideja e nje Evrope te bashkuar, te lire e ne paqe, do te ishte nje enderr e larget. "
Mes nenshkruesve te letres nuk ndodhen emrat e presidenteve ukrainas e gjeorgjiane, Jushçenko e Saakashvili. Te takuar drejtpersedrejti nga Bajden ne turin e tij 4-ditor, ata kane marre sigurimin formal se SHBA-te mbeshtesin rrugen e vendeve te tyre drejt NATO-s e demokracise.
Siguruar prej Saakashvilit se ne tetor Tbilisi do te nise nje kontingjent ne frontin afgan, para Parlamentit gjeorgjian, Bajden qe teper eksplicit ne mbrojtje te teresise territoriale te ketij vendi, duke iu drejtuar terthorazi ruseve: "Ne nuk do t'i njohim Abkazine e Osetine e Jugut si shtete te pavarura.
"Ne nje interviste per prestigjiozen "The Wall Street Journal", ai shton: "Une pres prej ruseve te kuptojne se ne nuk pranojme sfera ndikimi."
Mbase tani udheheqesit e Evropes Lindore jane me te qete se pas vizites se Obames ne Moske.