Lindja e Mesme, Nesti Nase: “Takimi Kosigin-Xhonson, tradhti”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 26 qershor 1967 – Zëri i Kinës Komuniste në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria, pritej të sulmonte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kryeministrin sovjetik, Aleksei N. Kosigin, për bisedimet e tij me presidentin amerikan Xhonson. Kryeministri sovjetik mbërriti më Nju-Jork më 17 qershor në vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte i pranishëm gjatë seancës së jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shkoi të vizitonte Nju-Jorkun, Ujëvarën e Niagarës dhe më pas bisedoi me presidentin Xhonson në Glasboro. Udhëheqësi sovjetik e bëri të qartë në një konferencë për shtyp që zgjati 80 minuta të dielën në mbrëmje, se 10 orët e bisedimeve me Xhonsonin nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tij për konfliktin arabo-izraelit. “Vetëm pas tërheqjes së Izraelit ne mund të marrim parasysh probleme të tilla si kufizimi i transportimit të armëve në Lindjen e Mesme, duke garantuar ekzistencën e të gjitha shteteve dhe sigurimin e kalimit në ujërat e diskutueshme – zgjidhje të problemeve që mund të sjellin forcimin e paqes në rajon”. Shtetet e Bashkuara po promovojnë një rezolutë që bën thirrje për negociata për tërheqjen dhe të gjitha problemet e tjera të gjitha së bashku. Kosigini tha se ai ishte takuar me përfaqësuesit e pothuajse të gjitha vendeve arabe. Por ai refuzoi të komentonte lajmet e vazhdueshme se Bashkimi Sovjetik është duke furnizuar me armë Egjiptin dhe Sirinë për të zëvendësuar armët e humbura gjatë luftimeve. Megjithatë, Kosigini tha se Moska kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve me qeveritë arabe. Në një intervistë dhënë në Aman, por transmetuar dhe nga “Neë York Sunday”, mbreti Hysein i Jordanisë, e përkufizoi luftën si një shkatërrim, akuzoi Izraelin se kishte fituar me shërbimet sekrete dhe forcën ajrore dhe deklaroi se arabët kishin bërë shumë gabime. “Nuk kishte mjaftueshëm bashkërendim dhe planifikim”, - tha ai. Hyseini bëri thirrje për një pozicion të unifikuar të botës arabe dhe tha se shanset për paqe ishin zero për sa kohë territori arab të ishte i pushtuar. Mbreti jordanez ishte i paqartë nëse arabët do të negocionin me Izraelin apo jo.
Sulmet e Nases
Shqipëria akuzoi ditën e sotme Bashkimin Sovjetik se ata e kishin thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme për të fshehur “tradhtinë” e tyre kundër arabëve, si një komplot për të negociuar me presidentin Xhonson “në kurriz të popujve të botës”. Ministri i Jashtëm shqiptar, Nesti Nase, tha përpara Asamblesë se vendet progresiste të botës ishin shumë të indinjuara për takimin Kosigin-Xhonson. Ai e quajti qëndrimin e Kremlinit si “hipokrit” dhe bëri thirrje kundër marrëveshjes Kosigin-Xhonson. “Rusët jo vetëm që dështuan tu vinin në ndihmë arabëve, por ata arritën dhe një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të bashkërenduar veprimet e tyre si brenda ashtu edhe jashtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, - tha Nase. Shqipëria dënoi rezolutën sovjetike dhe dorëzoi propozimin e saj, ku akuzonte Izraelin se kishte kryer një agresion të paramenduar me ndihmën e aleatëve të tij perëndimorë. Shtetet që folën ditën e sotme ishin: Tunizia, Shqipëria, Ekuadori, Nepali, Jemeni Kuvajti, Norvegjia dhe Finlanda. Ndërsa ministri shqiptar sulmonte për komplot BS-në dhe SHBA-në, Kosigini nuk ishte i pranishëm në sallë dhe po përgatitej që të largohej nga Nju-Jorku ditën e sotme, ndërkohë që debati në sallën e mermertë ishte bërë më i zjarrtë. Shqipëria do të donte që tia përplaste akuzat përballë. Kosigini kishte planifikuar të largohej nga aeroporti Kenedi në mbrëmje. Nuk dihet ende nëse ai do të kthehet direkt në Moskë, por ekuipazhi i avionit i kërkoi aeroportit informacione për fluturimin në Havanë ose Gander.
Rezolutat
Së bashku me rezolutën shqiptare shkon në tre numri i propozimeve të prezantuara përpara Asamblesë së Përgjithshme. Debati pritet të përfundojë ditën e premte, ndërsa një zëdhënës i OKB-së tha se kryetari i Asamblesë, Abdul Rahman Pazhvak, nga Afganistani, shpreson që të arrijë një marrëveshje përpara përfundimit të afatit të dorëzimit të rezolutave të reja. Tani për tani rezolutat që ka përpara asambleja janë rezoluta e Shteteve të Bashkuara, rezoluta e Bashkimit Sovjetik dhe ajo e Shqipërisë. Asnjëra prej tyre nuk ka shanse sot që të marrë dy të tretat e votës së mjaftueshme për tu miratuar. Asambleja do të ndërpresë punimet pas debatit të përgjithshëm (ndoshta për një javë), ndërsa negociatat private vazhdojnë. Burime sovjetike thanë se rusët nuk pranojnë asnjë rezolutë tjetër veç së tyres. Ajo bën thirrje për dënimin e Izraelit si agresor kundër Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë dhe kërkon tërheqjen e trupave nga territori arab që e kanë pushtuar gjatë luftës gjashtëditore që nisi më 5 qershor. Propozimi rus kërkon dhe dëmshpërblimin e të gjithë pasurive të shkatërruara të popullit arab. Ndërsa rezoluta amerikane bën thirrje për tërheqjen e Izraelit, por kërkon një zgjidhje më të gjerë të problemeve që shqetësojnë arabët dhe izraelitët. Sekretari amerikan i Shtetit, Din Rask, tha ditën e martë se “rezoluta jonë ka mbështetjen e një grupi të madh vendesh”, por ai shtoi se “konsultimet vazhdojnë ende” dhe nuk është e qartë se çfarë forme do të marrë rezoluta përfundimtare.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2010