Zonja Zapatero: “Politika më ka burgosur në Madrid”
Autori i Lajmit: A.D
MADRID — Edicioni spanjoll i revistës Vanity Fair, ka publikuar detajet e jetës së njërës nga gratë më pak të njohura të liderëve të rëndësishëm evropianë, Sonsoles Espinosa. Fair ka arritur të mbledhë dëshmitë e miqve të çiftit kryeministror për të mësuar diçka më tepër rreth Zonjës së Parë Spanjolle. Ajo është e tërhequr në jetën e përditshme ashtu siç është nga politika e bashkëshortit të saj. Sonsoles është rritur si një vajzë e thjeshtë province në Madrid. Madje, siç e pranon vetë, ndihet ende një qytetare anonime që nuk do të heqë kurrë dorë nga privatësia apo karriera e saj. “Nuk do të ndihem kurrë një Zonjë e Parë”, - thotë gruaja më e pushtetshme në Spanjë, duke ia lënë një detyrë të tillë me kënaqësi mbretëreshës së Spanjës, Sofi, dhe princeshës Leticia. Madje, thotë se ndihet më shumë e lumtur teksa shëtit e pa vënë re nga askush në rrugët Parisit apo Barcelonës. Një qetësi të tillë kryeqyteti spanjoll nuk do tia siguronte kurrë. E megjithatë, ajo i uron një mandat të tretë bashkëshortit për të mos u larguar nga Monkloa pas tetë vitesh. Me sa duket, ky ishte dhe mesazhi që hedh poshtë zërat e politikës se Zonja e Parë do ta pengonte Zapateron të kandidonte për një mandat tjetër qeveritar. Dihet tashmë që prej 9 vjetësh ajo rri nën hijen e karrierës politike të José Luis Rodríguez Zapatero. Për sa i përket refuzimit së ftesës në përvjetorin e 70-të të Mbretit, çka solli dhe “ngrirjen” e përkohshme të marrëdhënieve mes ekzekutivit dhe monarkisë, Espinosën do ta justifikonin: “I ka kërkuar ndjesë me shumë sinqeritet, pasi kishte një impenjim pune. Është shumë e rëndësishme që një grua të jetë e edukuar dhe xhentile”,- thotë Marifé Santiago, drejtoresha e Departamentit të Kulturës në zyrën e Presidencës dhe një mike personale e Sonsoles. Prezenca e saj përkrah Josés nuk mungon në rastet e takimeve të detyruara institucionale apo festa si ajo e Pashkëve dhe Pavarësisë. “Jam kur duhet të jem”, - u ka thënë miqve të saj Zonja e Parë, ashtu siç ishte në takimin e G20-ës në Pensilvani më 2009 apo në pritjen zyrtare të Sarkozisë dhe bashkëshortes së tij, Karla Bruni. Madje, në një rast të tillë media vendase nuk ngurroi të niste dhe një garë bukurie dhe mode mes dy zonjave të para. “E kush interesohet në Gjermani për burrin e Angela Merkelit, - pyet ajo Marifé Santiagon. Miqtë e Leonit, qytetit ku Sonsoles është rritur, shkolluar dhe martuar me Zapateron më 1990, tregojnë nostalgjinë e saj për humbjen e qetësisë që e ka shoqëruar gjithnjë gjatë jetës vajzërore. “Kur ata u njohën, thotë mikesha e quajtur Lola, José Luis nisi ngritjen politike dhe ajo e priste shpesh duke studiuar. Ajo ishte mësuar ta priste”. Sopranoja do të duhet të presë edhe pesë vjet të tjera, pasi është mësuar ta bëjë diçka të tillë.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2010