E Diel, 1 Nëntor 2026

Guantanamo nuk do të mbyllet. Kongresi kundër Obamës

Burgu famëkeq i Guantanamos nuk do të mbyllet. Presidenti amerikan merr nje tjetër shuplakë nga Dhoma e Përfaqsueve në kongresin amerikan  ku  u bllokua  iniciativa e  bujshme e presidentit lancuar që në fushatën e vitit 2008. Një paragraf i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ndalon  përdorimin e  fondeve publike  për të tranferuar në tokën amerikane 174 të dyshuarit për terrorizëm që  mbahen në bazën amerikane në Kube. Ndërsa në kongres me  212 vota në  favor e 206 kundër dhoma e përfaqsueve mbështeti  kapitullin  e shpenzimeve për vitin 2011, cka përcakton  financimet qeveritare deri në shtator të  vitit të ardhshëm.

Nëse dhe senati bën një  zgjedhje analoge do të jetë e pamundur që të burgosurit e Guantanamo të dalin para një gjykate në Shtetet e Bashkuara. Vetëm një ditë pasi bëri betimin në Capitol Hill, Obama presidenti i parë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara kishte firmosur një dekret në bazë të të cilit do te mundesonte  mbylljen e burgutr famëkeq brenda 22 janarit  2010. Për shkak të  kundërshtimit në kongres realizmi i këtij impenjimi do të jetë i pamundur.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›