"Lindje, perëndim, lindje" premierë në kinema Millenium
"Lindje, perëndim, lindje" është filmi i fundit i ciklit me tematikë komuniste i regjizorit të mirënjohur Gjergj Xhuvani. Filmi i cili do të shfaqë premierën e tij për publikun shqiptar në datën 5 në kinema Millenium është prezantuar në një konferencë për mediat, nga vetë regjizori dhe aktorët kryesor të tij. "Lindje, perëndim, lindje" është një film i ri shqiptar i vitit 2008, protagonisti kryesor i së cilit është aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa. Subjekti i filmit ka marë spunto nga periudha e tranzicionit në vitet 1991 dhe për regjizorin e tij Gjergj Xhuvanin çdo njeri gjen historitë e veta në film.
Publiku do të ketë mundësi të njihet me historinë e një grupi çiklistësh diku nga fundi i viteve '80.
Në Ministrinë e Sportit dhe Kulturës së asaj periudhe, mbërrin një letër e ardhur nga Europa, e cila fton çiklistët shqiptarë të marrin pjesë në një kampionat italian. Nga këtu nis e gjithë historia dhe zhvillimi i ngjarjeve që rrëfen tranzicionin e kohës. Për shqiptarët që janë akoma të izoluar, kjo është një ngjarje e madhe, e cila do të zgjidhë shumë ëndrra.