E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polakët ngjiten për herë të parë në skenën e “Skampës”

ELBASAN- Është ngjitur për herë të parë në skenën e teatrit Skampa trupa polake me shfaqjen “ Shes shtëpinë në të cilën nuk rri kurrë më” me regji të Jarzi Zon. Me një interpretim të vecantë dhe artistik, trupa ka tërhequr vëmendjen e publikut të Festivalit Ndërkombëtar Teatror Bashkëkohor në edicionin e 11 të tij.
Një kastë aktorësh profesionistë polakë kanë interpretuar kështu momentet më të rëndësishme të jetës së njeriut, si lindja, pagëzimi, martesa dhe vdekja.
Po në teatrin “Skampa” është promovuat dhe enciklopedia ‘teatri dhe kinematografia shqiptare, me autor kritikun e artit Josif Papagjoni. Enciklopedia përmban rreth 560 faqe e 1 mijë foto që përfshijnë individualitetet e spikatur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare në hapsirën mbarëkombëtare, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›