E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta aktorja Mimoza Kurila

KORCE- Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të pashërueshme aktorja Mimoza Kurila.
Aktorja e teatrit tw Korcës “Andon Zako Cajupi” u nda nga jeta ditën e djeshme në Greqi, ndërsa sot është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e saj të lindjes.

Kurila vuante prej rreth 18 vitesh nga një sëmundje e cila i shkaktoi dhe vdekjen, duke shënuar dhe një humbje të madhe për stafin artistik të Teatrit të qytetit juglindor. Aktorja 46-vjecare njihet për rolet e saj në komedi dhe drama.
Përmendim këtu komedinë ‘Arapi me trëndafila” dhe dramën “Pazari” ku spikat profesionalizmi i Mimoza Kurilës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›