Në ankand letrat intime të Bajronit
Janë shitur letrat intime që poeti Lordi Bajron i ka shkruar një mikut të vet. Shkrimtari i njohur anglez, njohës i mirë i Shqipërisë së kohës, është kthyer në qendër të vëmendjes gjatë ankandit në "Sotheby's" në Londër, pasi letrat që ai i ka dërguar mikut të tij Francis Hodgson, ku përshkruhet edhe jeta e vet private, janë shitur për 310 mijë euro. Këto letra janë shkruar e dërguar në periudhën mes viteve 1808-1821. Ato kanë qenë pjesë e koleksionit të një ish-ministri, konti i pestë i Rosebery, i cili i bleu në vitin 1885. Vlera fillestare e shitjes së tyre ishte menduar rreth 277, 250 paund, por konkurrenca rriti jashtë çdo parashikimi vlerën e shitjes.
Ankandi
"Koleksioni i letrave që poeti anglez Bajron i shkruante një prej miqve të tij më të mirë, janë shitur në ankand të enjten për 277, 250 paund (ose 455.000 dollarë), shumë larg prej çmimit që mendohej", - ka deklaruar Sotheby's. Letrat drejtuar mikut të vet nga Bajroni, Francis Hodgson, i cili u bë klerik, datojnë nga viti 1808 deri në vitin 1821, dhe fillimisht mendohej se do të shiteshin nga 150.000 deri në 180.000 paund në ankandin Sotheby's në Londër. Letrat, që të gjitha së bashku shkojnë deri në 71 faqe, përmbajnë shumë pasazhe të papublikuara më parë. Ato konsiderohen si seria më interesante e letrave të poetit, që do të dilnin në treg në 30 vitet e fundit. Në ato dorëshkrime dhe rrëfime të tijat ndaj mikut të vet, Bajroni, i cili njihet për lidhjet që ka pasur me shumë femra, burra dhe madje edhe me persona të familjes së vet, jepen detaje të një prej lidhjeve të tij me një vajzë shërbëtore. Ndër të tjera ai i referohet William Wordsworth-it me fjalët "Turdsworth" (ndyrësirë) dhe komenton që portugezi ka "disa vese të tjera përveç marrëdhënieve seksuale anormale". Letrat vijnë nga biblioteka e ish-kryeministrit Archibald Primrose, konti i Rosebery, i cili i bleu ato në vitin 1885 dhe i mbajti në familjen e tij. Miqësia e Bajronit me Hodgson daton që nga viti 1807, kur të dy ata ishin kolegë në Universitetin e Cambridge dhe interesat e tyre ndaj letërsisë i bashkuan. Shumë prej letrave të Hodgson nga Bajroni janë publikuar gjatë shekullit të 19 në vepra të tilla si ajo e Thomas Moore, "Letra dhe ditari i Lord Bajronit" në vitin 1830 dhe "Kujtimet", vetjake të Hodgson, në vitin 1878. Bajroni vdiq në Greqi në vitin 1824, në moshën 36-vjeçare. Por, Sotheby's tha se të paktën 15 për qind e përmbajtjes së koleksionit të tij, duke përfshirë edhe disa pasazhe të diskutueshme, me sa duket do të mbeten të papublikuara. Ky koleksion besohej të ishte të paktën gjysma e letrave të njohura të Bajronit dërguar Hodgson. Gabriel Heaton, një specialist i Sotheby's në letërsinë angleze dhe në dorëshkrimet historike, ka thënë për gazetën britanike "The Guardian", që në ato letra ka pasur vërtet shumë gjëra intime. "Me sa duket Bajronit i pëlqente vërtet t'i shkruante gjëra disi mizore një kleriku, por në to ka edhe një sens të fortë të miqësisë së thellë që ta kishin", - tha ai. Ndërkohë nuk është bërë i njohur asnjë detaj për blerësin e letrave.
Letrat
Ankandi anglez shiti 15 letra dhe disa dorëshkrime të tjera të poetit romantik, anglez Lord Byron për 277. 250 paund. Ankandi Sotheby's në Londër tha se letrat që i adresoheshin mikut të ngushtë të poetit, Francis Hodgson, japin detaje për jetën private të turbullt të anglezit dhe shumë prej tyre nuk janë publikuar më parë. Dy shokët kanë qenë kolegë në Universitetin e Cambridge dhe Bajroni i shkruan mikut të vet duke i treguar jetën e tij, opinionet e tij, tipin e vet dhe shumë dashuri të panjohura, të ulëta dhe të turpshme. Në një letër shkruar në Portugali, Bajroni mburret se ka shtuar njohuritë e tij duke mësuar shrajet në gjuhën vendase. Në një tjetër letër ai jep detaje për lidhjen e tij me një vajzë shërbëtore me emrin Susan Vaughan. Sotheby's tha të enjten se letrat janë blerë nga një person anonim. Në to, ndër të tjera përfshihen edhe kritika të Bajronit ndaj shkrimtarëve të rinj. Ai madje nuk pëlqen dhe heq dorë edhe nga shkrimtarë të mëdhenj të kohës, si Robert Southey dhe William Wordsworth. Në letrën e fundit të kësaj serie ai sulmon denigrimin që shkrimtari Wordworth i ka bërë një poeti që Bajroni e kishte shumë për zemër, Alexander Pope. Wordsworth kishte kritikuar stilin poetik të Pope si artificial dhe arkaik, duke e argumentuar kritikën e tij me atë që ai nuk shpreh mendimet e tij të vërteta dhe ndjenjat si njeri. Bajroni, megjithatë nuk ishte dakord e për këtë i ka shkruar Francis Hodgson: "Southey dhe Wordsworth janë tradhtarë dhe mashtrues."
Lidhjet
Para pak muajsh është botuar libri "Bajroni i dashuruar", një biografi e shkurtër që i bën Edna O'Brien Bajronit. Botimi ka të bëjë më shumë me dashuritë e jetës së tij dhe marrëdhëniet që ai kishte me femra të ndryshme. Aty përfshihen Lady Caroline Lamb, gjysmë motra e tij Augusta Leigh, me të cilën ai mund të ketë pasur një vajzë, Claire Claremont motra e Mary Shelley dhe Annabella Milbanke me të cilën pati një martesë një vjeçare. Kombinimi gjeniut dhe i satanit turbullonte virtualisht çdo njeri që ai takonte. Kryeministri Lord Melbourne, gruaja e të cilit, Caroline Lamb, pati një lidhje të njohur me Bajronin, më vonë i ka treguar Mbretëreshës Viktoria që si burrë ishte "tradhtar përtej mundësisë për ta konceptuar". Ai joshi çdokënd dhe i mashtroi të gjithë". Lamb, ishte një femër e egër, personalitet shoqëror që e quante të dashurin e saj "të çmendur, të keq dhe një rrezik serioz po ta njihje". Ai ishte shkrimtari nevrik poemat e të cilit, e bënë atë yllin letrar të ditëve të tij. Megjithëse sjellja e tyre e skandalizoi shoqërinë, detajet më intime të lidhjes së Lordit Xhorxh Bajron me Lady Caroline Lamb, u mbajtën larg shtypit derisa interneti i ekspozoi të gjitha detajet personale para publikut. Mëngjesin e ditës së Shën Valentinit, dokumenta nga arkivi i John Murray u shfaqën për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë, duke dëshmuar lëkundjet e gjendjeve shpirtërore dhe xhelozinë që shoqëroi çiftin. Gjatë këtij vitit, e gjithë marrëdhënia e tyre do të publikohet online, e dhënë në formën e letrave dhe të pusullave të dashurisë, nga njëri i dashur tek tjetri dhe anasjelltas, e gjithë kjo për një audiencë moderne. Vendimi për t'i bërë publike letrat do të mirëpritej nga një audiencë historianësh dhe studentësh.
(d.b/GSH/BalkanWeb)