Greqi- racizmi, Topi: Qeveria greke kerkoi falje
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se i vjen mirë që qeveria greke ka reaguar duke dënuar thirrjet ksenofobe të ushtarëve greke ndaj shqiptarëve. Në një intervistë dhënë mbrëmë për një media televizive kreu i shtetit nënvizoi se “ajo që unë mund të them tani në këtë moment, është që më vjen mirë që ka reaguar qeveria greke dhe i ka dënuar, dhe ndjesa e kërkuar të dikton që të mos ta trajtojmë këtë temë".
Edhe Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias në reagimin e tij të parë publik ndaj koreve shoviniste të trupave ushtarake greke ndaj shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve deklaroi dje se “patriotizmi i vërtetë nuk është tek ato parrulla apo tek këngët gjoja patriotike”.
Deklarata kreut të shtetit grek është bërë dje në mesditë në Mesologji gjatë fjalimit të mbajtur në nderim të Ditës së Eksodit. Në kalendarin e historisë së Greqisë, 29 marsi i vitit 1826 përkujtohet si dita e masakrës së përgjakshme të çlirimit të qytetit të Mesologjit nga forcat osmane.
Thirrjet ksenofobe të ushtarëve grekë janë dënuar dhe nga raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Nikolaos Chountis. Ai ndodhej në Tiranë për një vizitë zyrtare në kuadër të përgatitjes së raportit vjetor për çështjen e liberalizimit të vizave.
Eurodeputeti grek deklaroi se, këto akte cenojnë miqësinë dhe marrëdhëniet mes dy popujve. Chountis ka bërë të ditur gjithashtu se Grupi Konfederal i Unionit të majtë në PE, anëtar i së cilës ai është, i ka drejtuar një letër zyrtare qeverisë së kryeministrit Jorgo Papandreu, ku i apelon dënimin e menjëhershëm të ushtarëve ksenofobë. Këto deklarata, eurodeputeti grek i bëri gjatë takimit të zhvilluar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Po dje në Tiranë studentë nga universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër dhe universiteti Ismail Qemali në Vlorë kanë protestuar para ambasadës greke. Në orët e mëngjesit studentët e Luigj Gurakuqit dogjën flamurin grek në qendër të Shkodrës.
(s.g/BalkanWeb)