Lindsi: “Samanta dhe unë nuk do të ndahemi”
Aktorja Lindsi Lohan ka publikuar në faqen e saj të internetit një informacion ku tregon se ajo dhe e dashura e saj, Samanta Ronson, nuk do të ndahen. Kohët e fundit ka pasur spekulime se çifti i lesbikeve dëshiron të ndahet, pasi gazeta britanike “The Sun” kishte shkruar se ato ishin zënë jashtë një klubi nate në Londër. Por aktorja e filmit “Mean Girls” i ka mohuar spekulimet, duke thënë se ato po ia kalojnë mirë me njëra-tjetrën. “Dëshiroj të sqaroj disa gjëra, sepse më kanë ardhur shume e-mail-e duke më pyetur për të njëjtën gjë. Samanta Ronson dhe Lindsi Lohan nuk po ndahen”, - ka shkruar Lindsi.
Madona dhe Rodriguez e kalojnë fundjavën nё Meksiko
Ylli i muzikës pop Madona dhe ai i bejsbollit Aleks Rodriguez, kanё nxitur thashethemet me veprimet e tyre të dukshme në publik. Ata janë parë së bashku për fundjavë në Meksiko Siti. Kёngёtarja ndodhej nё kryeqytetin meksikan pёr dy paraqitjet e saj koncertale, derisa ylli i Nju Jork Jankis, Rodriguez, ishte i ftuar nderi nё njё kompleks tё ri sportiv gjatё sё dielёs. Dyshja raportohet se e ka kaluar pjesën mё tё madhe tё Ditёs sё Falënderimeve (27 nёntor) sё bashku, ndёrsa Rodriguez është parё edhe nё koncertin e fundit tё Madonёs, nё Majami. Madona sё fundi u nda nga burri i saj, Gaj Riçi, divorc ky që u finalizua vetëm javën e kaluar, ndërsa Rodriguez u nda nga gruaja e tij, Sinthia, disa muaj mё parë.
Britni Spirs: “Do tё martohem vitin e ardhshёm”
Duke folur nё dokumentarin e saj nё MTV, “Britni: For The Record”, kёngёtarja, e cila ka dy fёmijё me ish-burrin e saj Kevin Federlai, është shprehur se ajo planifikon tё ketë edhe mё shumё fёmijё dhe tё gjejё “njerium e ëndrrave”. “Do ta shkruaj mashkullin e ëndrrave nё kraharorin tim. Do tё martohem vitin e ardhshёm dhe do tё kem fёmijё. Do tё shihni!” - ka thёnё Spirs. “Ky do tё ishte kulmi pёr mua, tё kem fёmijёt nё njё ishull dhe njё mashkull, dhe askush tё mos na gjejё. Kjo ёshtё ëndrra ime. Kur vërtet e dua dikё, e dua me gjithë shpirt. Jap gjithçka”, - ka shtuar ylli i muzikës pop.
3 Dhjetor 2008