Planet amerikane dhe gjermane për të hyrë në bllokun komunist lindor
Vijon publikimi i arkivave sekrete të vitit 1977 në SHBA. Ekspertët diskutojmë skemat e dobësimit të sovjetikëve
(Vijon nga numrat e kaluar)
Gazeta vijon me publikimin e bisedës së regjistruar mes ekspertëve amerikanë në janar të vitit 1977, dokument i cili është deklasifikuar në qershor të këtij viti. Në bisedën mes ambasadorëve dhe specialistëve të çështjeve lindore në Uashington shtrohet problemi i fuqisë së Bashkimit Sovjetik dhe ndikimit të Moskës në vendet e bllokut komunist në Lindje. Pas propozimit për “finlandizimin” e Lindjes, disa prej pjesëmarrësve në takim shprehen kundër përdorimit të këtij koncepti. Ata interpretojnë reagimet e Bashkimit Sovjetik pas shtrirjes së Këshillit të Sigurisë dhe Bashkëpunimit Europian në vendet komuniste.
Ambasador Stoessel: Unë kam vetëm pak komente të momentit, që i perceptova nga paraqitja e Halit. Së pari, rreth vetë sistemit sovjetik mendoj se ai është në rregull, sepse atje ka pasur një zhvillim dhe rritje besimi. Sigurisht, unë e kam një gjykim për këtë zhvillim. Ai është i qartë për mua që prej detyrës time të parë që kam pasur atje në vitin 1947; pasi atje ndodhi një ndryshim i jashtëzakonshëm. Ndonëse në mënyrë të ngadaltë, shoqëria është çliruar dhe sovjetikët nuk kanë një vetëbesim të pakapërcyeshëm për arsye të dukshme; por arritjet e tyre kanë qenë të rëndësishme dhe ata janë duke fituar ndjesinë e besimit. Ata akoma kanë një kompleks nënshtrimi të inferioritetit për Perëndimin. Gjithashtu, unë u mahnita me ndikimin në Bashkimin Sovjetik të ngjarjeve dhe kushteve në Europën Lindore. Ky ndikim është i qartë për ata që vizitojnë Poloninë, Gjermaninë Lindore apo Hungarinë, pasi ata shohin atje standarde më të larta, dhe në planin krahasues, janë më të lirë. Ata shkojnë atje me ndjesinë e madhe dhe kthehen pas me këto përshtypje. Rreth imperializmit sovjetik mendoj se konstatimet e Halit ishin të shkëlqyera. Manifestimi më i madh i këtij imperializmi është në vetë Bashkimin Sovjetik. Ata kanë probleme me nacionalitetet e ndryshme brenda Bashkimit Sovjetik, por ata kanë bërë shumë atje, aq sa kanë mundur për të bërë. Kur ju vizitoni të njëjtat republika të Azisë Qendrore, shpesh ju kuptoni se gjendja atje është më e mirë sesa përgjatë kufijve në Iran apo Afganistan. Në fakt, ajo mund të jetë madhështore. Ne nuk kemi një gjykim shumë të mirë për lëvizjen nacionaliste në Bashkimin Sovjetik, pasi unë nuk shoh atje aktivitete serioze separatiste. Ndoshta ata mund të përqendrohen rreth çështjeve ekonomike apo kulturore, por jo rreth probleme serioze politike, të cilat nuk janë në çdo mënyrë të mprehta, në një shkallë kaq alarmante.
Kontrolli rus në Lindje
Hali tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e fuqisë sovjetike dhe mbizotërimit në Europën Lindore. Sovjetikët janë duke u bërë më të sigurt në veten e tyre; ashtu siç ata po industrializohen dhe europianolindorët janë duke parë mundësinë për t’u mbështetur te Bashkimi Sovjetik për lëndë të para, ndërsa Bashkimi Sovjetik është duke rritur pozicionin e tij për t’i kontrolluar këto vende në këtë mënyrë. Në Moskë ka të dhëna të disa synimeve në rritje për shtrëngimin e marrëdhënieve me europianolindorë, veçanërisht pas krijimit të Këshillit të Sigurisë dhe Bashkëpunimi Europian (sot OSBE-ja), që të eliminojnë presionet e kësaj organizate ndaj këtyre vendeve. Në të njëjtën kohë vendet e Europës Lindore janë duke u zgjatur drejt Perëndimit, proces të cilin sovjetikët nuk po e kundërshtojnë aq shumë sa ç’mund ta kishim menduar. Kjo nuk është domosdoshmërisht një kontradiktë; përderisa kontrolli sovjetik synon bllokimin e kontaktit të Europës Lindore me Perëndimin. Në fakt ata janë më të sigurt në kontrollin e tyre, madje mund t’i shohin kontaktet si një përparësi.
Projekti i “finlandizimit”
Ambasadori Austad: Unë e di se kjo është bërë diçka si një klishe, por mua nuk më pëlqen përdorimi i fjalës “finlandizim”. Ai është i tejpërdorur. Unë nuk mund ta lidh demokracinë që kam parë në Finlandë me autoritarizmin socialist, ashtu siç unë nuk mendoj se fjala është përdorur në rregull.
Zoti Sonnenfeldt: Unë e përdora vetëm në mjediset e brendshme të kësaj dhome.
Zoti Harman: Jam dakord se ajo është një fjalë që ne nuk mund ta përdorim kaq shpesh.
Ambasadori Austad: Kjo përdoret pikërisht për faktin se atje ka një demokraci shumë të mirë.
Ambasadori Davies: Mund të na pëlqejë t’i shohim tani si Finlandën, edhe të tjerët, por ndoshta pas 30 apo 40 viteve. Popujt në Europën Lindore nuk kanë bezdi marrëdhëniet e tyre të sigurisë me Bashkimin Sovjetik, por ata e kanë zët etiketimin e tyre si komunistë.
Ambasadori Hollenbrand: Kjo është e qëlluar në mënyrë të ngjashme, në prezantimin e Halit dhe justifikimi përligjet te marrëveshjet e vjetra të Ostpolitikës (koncepti gjerman që ndryshimi të bëhet përmes vendosjes së marrëdhënieve mes palëve (shën. red.).
Zoti Sonnenfeldt: Marti, a ishin ata më të sofistikuar?
Ambasadori Hillenbrand: Ata janë njësoj të sofistikuar. Argumenti në Ostpolitik ishte të krijonte kushte atraktive për zgjerimin tradicional të ndikimit gjerman në Europën Lindore. Për nxitjen e këtij ndryshimi gradual në Europën Lindore ne duhet të punojmë në mënyrë të ngushtë me europianoperëndimorët; atje ekzistojnë prirje të sigurta për ta shmangur një gjë të tillë; për shembull, me gjermanët. Ekziston një ndjesi se ata vetëm mund të ndikojnë në këto rrethana në Europën Lindore. Unë mendoj se racionaliteti dhe analizat tuaja janë të ngjashme me ato që realisht po bën vetë Europa Lindore.
Zoti Sonnenfeldt: Unë jam dakord me konstatimin tuaj për nevojën e një harmonizimi lëvizjesh midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të industrializuara. Nuk ka asgjë të keqe tek iluzionet gjermane se bujaria e tyre do ta bëjë një gjë të tillë. Një parakusht te ndonjë gjë të saj është fuqia e bazuar në anën tonë. Dobësia e Ostpolitik ishte se nuk u vendosën në një sistem aleance. Nëse ne jemi të paaftë, e për pasojë, po shkojnë për të qenë humbës, nuk ka asnjë problem se si mund t’i sofistikojnë arsyetimet tona. Baza e një pushteti të fuqishëm është një kusht i domosdoshëm dhe ne duhet të jemi në gjendje të ekuilibrojmë fizikisht fuqinë sovjetike. Pa atë kritikat janë të drejta dhe pa atë politika mund t’i japë kohë kundërveprimit të ndershëm sovjetik në rrugën e saj për fuqizim dhe vetëm fuqizim.
Por unë nuk jam dakord se disa mendime në Ostpolitik nuk janë të pangjashme. Është pikërisht ajo që “ne e bëjmë këtë më mirë sesa kur do ta bëjnë ata të njëjtën gjë”.
Në numrin pasardhës do të ndiqni:
Skema amerikane për të mbështetur Jugosllavinë e Titos
Debatet mes ekspertëve për mënyrën e reduktimit të ndikimit sovjetik në Lindje
Mënyra e marrjes së informacioneve përmes autoriteteve të Pekinit dhe OSBE-së
Cili do të jetë roli i NATO-s për të penetruar në vendet e Europës Lindore
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
3 Dhjetor 2008