Stiller konfirmon vazhdimin e filmit “Zoolander”
Komiku i Hollivudit, Ben Stiller, ka konfirmuar se ai ёshtё duke u angazhuar për vazhdimin e filmit komik tё vitit 2001, “Zoolander”. Stiller, i cili luan rolin e modelit nё filmin e parё, thotë se ёshtё nё bisedime pёr tё xhiruar edhe filmin e dytё dhe se aktualisht ёshtё duke shikuar skenarët. “Jam përpjekur të gjej ‘Zoolander 2’ dhe kemi disa skenarë nё duar. Ndiej se ky vazhdim ёshtё filmi tё cilin vërtet do tё doja ta bёja njё ditё, pasi mё pëlqen origjinaliteti dhe jam i sigurt se do tё jetё diçka e re dhe e vlefshme”, - ka thënё Stiller. Aktori sё fundi ka konfirmuar se nё planifikim ёshtё edhe vazhdimi i tretё i komedisё “Meet The Parents”, nё tё cilin ai sёrish do tё ribashkohet me aktorin e njohur, Robert de Niro.
3 Dhjetor 2008